Lajçak bind qeverinë kosovare/ Arrihet marrëveshja e ndërmjetësimit për dinarin serb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka bindur qeverinë kosovare që të ulet në tryezën e Brukselit me Serbinë në nivel kryenegociatorësh për çështjen e ndalimit të dinarit. Lajçak u shfaq optimist në Prishtinë pas takimit me ndërmjetësin kosovar, zv/kryeministrin Besnik Bislimi.

“Unë planifikoj që në ditët në vijim të organizoj një takim në nivel të kryenegociatorëve për çështjen e ndalimit të dinarit serb në territorin kosovar. Kjo ishte arsyeja kryesore e vizitës në Prishtinë. Me shefin e ekipit negociator të palës kosovare, u diskutua edhe për hapat e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Besoj se është në interesin e të gjitha palëve të angazhuara që të ketë progres dhe të fillojë zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese. Më e rëndësishmja është marrëveshja bazë. Është marrëveshja më e mirë që ne kemi mundur të arrijmë. Nëse do të kishte marrëveshje më të mirë, do ta kishim bërë ndaj është në interes të secilës palë që ajo të zbatohet. Në këtë marrëveshje kemi të gjitha përgjigjet, çfarë të bëjmë dhe si t’i bëjmë. Pyetja e vetme është se kur do të ndodhë zbatimi i këtyre pikave. Kemi shpenzuar shumë kohë”, tha Lajçak.

Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen bazë për normalizimin e marrëdhënieve më 27 shkurt të vitit 2023. Marrëveshja përmban 11 nene, ndër të tjera aty parashikohet edhe vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë, si dhe njohja e ndërsjellë e simboleve shtetërore. Kosova refuzoi me 27 shkurt që të përfaqësohej në nivel politik në takimin e thirrur nga BE-ja për dinarin serb.

BE i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që ta pezullojë zbatimin e rregullores së BQK-së për dinarin që hyri në fuqi më 1 shkurt. Në zonat e banuara me shumicë serbe në vend, përveç valutës euro, deri tani është përdorur edhe dinari për pagat dhe pensionet e financuara nga Serbia./O.S

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV