Mbi dy orë, Niko Peleshi largohet nga ambientet e SPAK, çfarë deklaroi ministri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dy orësh marrjeje në pyetje, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Peleshi u paraqit i vetëm, pa avokat, në ambientet e SPAK, pasi kishte marrë një fletëthirrje për t’u paraqitur në orën 10:00. Nuk dihet ende çështja për të cilën Peleshi u thirr nga Prokuroria e Posaçme, teksa në dalje ai nuk ka dhënë detaje.

“Për arsye të pozicionit të punës”, tha ministri Peleshi për gazetarët pas daljes nga ambientet e SPAK.

Me herët Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zv.kryeministrit në periudhën 2013-2017. Gjithashtu në periudhën shtator 2017-janar 2019, Peleshi ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, teksa në vitin 2020, mori detyrën e Minitrit të Mbrojtjes.

Kujtojmë se më herët, ai është përballur me institucionet e drejtësisë, lidhur me skandalin e ‘Silicon Mix’, në kohën kur Peleshi ka qenë ministër i Bujqësisë.

Në vitin 2019, Top Channel ka denoncuar se si një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ po shitej ne Shqipëri si pleh kimik. Por vetë fermerët e blinin atë për të vrarë insektet që dëmtonin qershitë. ‘Silicon Mix’ ishte bllokuar nga AKU, por me një urdhër të Peleshit, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat./O.S

Të fundit

Shefi i NATO-s: Jemi të rrezikuar nga Rusia, mbroni qiellin!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia është një kërcënim dhe rrezik real. Rutte u...

Ylli Manjani: Berishës i ka ngelur ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë

"PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi", kështu është shprehur avokati Ylli Manjani teksa komentoi rinumërimin e votave për...

Kinse patriotizmi dhe qokat e biletave

BEN ANDONI - Pak para nisjes të ndeshjes të futbollit për eliminatoret e Botërorit të Shqipërisë kundër Serbisë, regjia u mundua të përfshinte në...

Kurti, mallkim për Kosovën. Berisha mallkim vetëm për PD

JAKIN MARENA Shqiptarët në të dy anët e kufirit, të përmbledhur në dy shtete tashmë, po përballen me situatat postzgjedhore respektive. Për hir të së...

“Nuk mendoj për emrin tim, mendoj për Shqipërinë”. Asllani: Që kur ka ardhur Sylvinho…

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Kuqezinjtë mbërritën dje në Riga...

Lajme të tjera

Web TV