Mbyllet 41 biss tek 313-ta, zbardhet arsyeja madhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet e drejtësisë po bëhen gati të kenë më tepër të penduar dhe bashkëpunëtorë drejtësie.

Për këtë arsye regjimi i ashpër që gjendet brenda 313  është mbyllur për tu përshtatur për vendin ku do mbahen të penduarit e drejtësisë

Mediat bëjnë me dije se mbas mbylljes së 41 bissit në Tiranë, funksional do të vijojë të jetë vetëm një regjim i ngjashëm që ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Kapaciteti i 41 bissit të Peqinit është për 40 të burgosur, ndërkohë që të gjitha qelitë e 41 bissit të mëparshëm në kryeqytet janë kthyer në burgun e bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Në ambientet e godinës që u promovua ku do të mbaheshin njerëzit e krimit të organizuar që japin urdhra nga qelia,  janë zhvendosur të arrestuarit që kanë statusin e të penduarit dhe që kanë folur apo po flasin për llogari të hetimeve të drejtuara nga SPAK.

Ky ndryshim sipas të njëjtave burime është bërë për të garantuar siguri absolute të jetës së të penduarve dhe njëherazi transport efikas dhe të menjëhershëm, për cdo rast kur prokurorët çmojnë pyetjen e tyre. Meqenëse godina e 313 lidhet me tunel nëntokësor me Gjykatën e Posaçme, ky element është konsideruar si masë e domosdoshme.

Për momentin në burgun e të penduarve mbahen tetë dëshmitarë drejtësie, ndërsa 3 të tjerë mbahen në një burg tjetër. Regjimi i ashpër kopje e modelit Italian, hapi dyert gjatë kohës kur ministria e drejtësisë drejtohej nga Etilda Gjoni dhe ishte llogaritur që të mbikëqyresh me rregulla të forta gati 200 të burgosur

Por ndonëse ishte kryer një parashikim i tillë, aktualisht në 41 biss janë vetëm Sokol Mjacaj dhe Ilir Kupa, edhe ata nën gjykim mbasi e kundërshtojnë regjimin në Gjykatën e Posaçme./O.S

Të fundit

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Brooklyn Beckham “fsheh” tatuazhin për mamanë në mes të krizës familjare me prindërit

Brooklyn Beckham ka bërë një ndryshim të dukshëm në tatuazhet e tij, që për shumë mendohet si një “mesazh i heshtur” në mes të...

Restaurimi i Spaçit, reagon Ministria e Kulturës: Tymnajë e panevojshme

Në godinën e ish-burgut të Spaçit, monument kulture i kategorisë së dytë po kryhen disa ndërhyrje si pjesë e një projekti restaurimi të Institutit...

Tronditet tregu i aksioneve të Teslës: 152 miliardë dollarë të djegura në katër orë

Zgjati pothuajse një vit. Ishte 13 qershori i vitit 2024 kur, pak minuta pasi Trump ishte goditur nga një plumb në skenën e Butler,...

E dua grafitin në Paris, por “tagging” është një version vizual i “manspreading”

Më quani një “bobo” të shtresës së mesme, por arti i rrugës me frymëzim nuk ka asgjë të përbashkët me shkrimet e spërkatura që...

Lajme të tjera

Web TV