Kod unik për çdo banesë, hotel e pallat/ Balla prezanton ligjin për sistemin e adresave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka prezantuar sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ligjin për sistemin e adresave të ndërtesave në të gjithë vendin.

Një prej vendimeve të marra sot ka të bëj me ligjin për sistemin e adresave, bëhet fjalë për krijimin e një regjistri unik të adresave unike. Pas miratimit të këtij ligji dhe akteve nënligjore do të kemi një regjistër unik ku do te referohen të gjithë institucionet shtetërore, nën kontrollin ministrisë së brendshme.

Po ashtu, çdo biznes, banesë, ndërtesë në vend do të ketë një kod unik i pa replikushëm në bashki të ndryshme dhe kjo na mundëson ti japim zgjidhjeve problematikave për ofrimin e shërbimeve, lehtësimin e mbërritjes në adresë jo vetëm të shërbimit postar por edhe turistëve. Një prej problematikave që kanë ngritur turistët, u mundësojmë që përmes këtij kodi unik të jenë lehtësisht i arritshme.

Është një mundësi për çdo qytetare qe ka një problematikë më një adresë. E ftoj Kuvendin ta miratoje sa më shpejt për të përmirësuar këtë sistem. Çdo familje do ta ketë banesën më një kod unik, i cili të drejton menjëherë sapo vendos kodin.ne do të punojmë fillimisht me Google, për të aksesuar kodin unik, dhe më pas për tu drejtuar në adresën që do të shkojë.“- shprehet Balla./O.S

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV