Dakordësia për Komisionet Hetimore/ Reagon Bardhi: U zgjidhën tre shqetësimet e opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

a ardhru reagimi i parë nga Gazment Bardhi pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, ku u miratuan dy komisione hetimroe, të kërkuar nga “Rithemelimi”.

Ndër të tjera, Bardhi tha se ka një marrëveshje mes dy palëve për të kthyer normalitetin në Kuvend.

“Kjo është çështje e grupeve parlamentare, në ditët në vijim. Ka një dakordësi për të kthyer normalitetin në Kuvend, përmes zgjidhjes së tre shqetësimeve që kishte opozita. Detajet e tjera, në ditët në vijim.”- tha Bardhi.

Palët kanë arritur marrëveshje, për të ngritur Komisionin Hetimor në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS. Kujtojmë që mbledhja nisi në orën 16:00.

Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i Rithemelimit dhe 8 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i PS-së. Përbërja e Komisionit caktohet me vendim të veçantë të Kuvendit. Komisioni Hetimor do të zhvillojë veprimtarinë e tij në afat kohor prej 4 muajsh, nga data e miratimit të vendimit.

Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të Komisionit, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit./O.S

Të fundit

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

Ish-banorja e Big Brother VIP, ka folur rreth jetës së saj private në “Goca dhe Gra”. Ajo ka rrëfyer se...

1919 – Kalimi i parë ajror i Atlantikut nga balona britanike R34: kur qielli u bë rrugë

Më 6 korrik 1919, një balonë ajrore britanike me emrin R34 u ul në Mineola, Long Island, pranë Nju Jorkut, duke përfunduar me sukses...

Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka sulmuar kryeministri Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në...

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj. Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi...

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi...

Lajme të tjera

Web TV