Rreziku nga drogat sintetike, Balla: Të ngrihet Observatori i Lëndëve Narkotike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta kundër drogës është një sfidë globale. Kështu e ka cilësuar ministri i Brendshëm Taulant Balla rrezikun që vjen së fundmi nga përdorimi i lëndëve sintetike, të cilat po marrin jetën e të rinjve përdorues.

“Shembulli më kuptimplotë i kësaj që solli Sekretari Blinken për SHBA, ku fentanoli është vrasësi kryesor i jetëve në moshën 18-45 vjeç në SHBA. Po ashtu, nuk janë vetëm SHBA. Tashmë fentanoli është prezent edhe në Europë, dhe ku duhet të bashkëveprojmë të gjithë për të krijuar një strategji për të parandaluar të gjitha rreziqet që vijnë nga përdorimi i kësaj droge”.

Ministri Balla tha se vendi ynë duhet të shtojë masat në koordinim me vendet e Rajoni dhe BE për të parandaluar hyrjen dhe përdorimin nga të rinjtë.

“Na duhet që edhe ne të përgatitemi në kohë, duke ngritur një sistem dhe po ashtu një Observator të lëndëve narkotike, në mënyrë që të parandalojmë, qoftë hyrjen dhe, mbi të gjitha, përdorimin e këtyre lëndëve narkotike nga të rinjtë e kushdo tjetër, edhe në Shqipëri. Prandaj Paketa e Sigurisë në Shkolla e ka pasur dhe do të vazhdojë ta ketë në fokusin e vet luftën kundër çdo lloj forme të lëndëve narkotike”.

Deklarata e ministrit Balla vjen pas takimit të Nivelit të Lartë të Komisionit të Drogave dhe Krimit UNODC në Vjenë, ku Shqipëria bëhet anëtare e Koalicionit Global për adresimin e Rrezikut të Drogave Sintetike./O.S

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV