Flirti me Sarën/ Përballje e fortë mes Bardhit dhe Silvit, në studio: Mendoja që je…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ish-konkurrentët e Big Brother VIP janë përplasur me njëri tjetrin në studion e “Fun Club”, për shkak të deklaratës që Silvi ka bërë për Sarën, pak para se të futej në shtëpi.

Sipas Bardhit, deklarata e Silvit se ka pasur një flirt me Sarën, me të cilën këngëtari është në një lidhje tashmë, e quajti si zhgënjyese. Silvi mohoi të ketë thënë diçka të tillë ndërsa theksoi se nuk ka pasur asnjë lidhje me të, por vetëm njohje.

Bardhi: Doja t’i thoja që atje brenda ia kemi kaluar mirë, kam menduar që je djalë i mirë, por jashtë më ke zhgënjyer shumë, nuk e vlerësoj atë që e ke bërë me Sarën. Njëherë ke ndenjur me atë dhe ke dhënë atë deklaratë.

Silvi: Unë në asnjë moment nuk kam thënë që kam qenë ishi i Sarës, as nuk kam thënë që kam pas flirtuar. Më kanë pyetur disa herë kë njeh dhe kam thënë që kam një foto me të. Kam thënë që nëse do kisha një ish të dashur, nuk do isha futur. Dua të kërkoj ndjesë, mendoj që Sara është gocë super, kam besuar te dashuria e tyre dhe nëse është keqkuptuar, kërkoj ndjesë publikisht.

Dy opinionistët, Ina dhe Ronaldo iu kundërvunë ish-banorit, duke shprehur se nuk ka pse të keqkuptohet kur ai vetë është shprehur që ka pasur një flirt mes tyre.

Bardhi: Ideja është të zgjidhte këtë problem, e pashë që e ka bërë për vëmendje.

Silvi: Pasi kam dalë nga BIG-u km vazhduar jetën time, jam me një gocë që ka një jetë shumë private. Për hir të respektit të asaj nuk dua ta vazhdoj më këtë diskutim. Unë e pranoj atë video dhe kërkoj falje. Nuk ka asgjë të keqe të flirtosh.

Lexo edhe :  Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Teksa moderatorja e programit, Enxhi Nasufi po i shpjegonte që nuk ka asnjë transformim të fjalëve që ai ka thënë në “Fun Club” përpara se të futej në BBV, Silvi kërkoi të largohet nga emisioni.

Silvi: Nëse do vazhdojë kështu kjo intervistë më mirë ta lemë këtu. Të çohem të iki? Më mirë kështu? Ju thash që nuk doja ta vazhdoja

Enxhi: Nuk detyroj askënd të rrijë në këtë program./O.S

Të fundit

Mijëra biznese shqiptare rrezikojnë gjobë!

Me mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin...

“Moska po bën gati sulmin në vjeshtë”

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë...

Nis gara për në universitet! Deri më 3 gusht maturantët kanë të drejtën e aplikimit

Faza e parë e aplikimit për në universitet ka nisur. Deri më 3 gusht 20 mijë maturantë kanë kohë të përzgjedhin 10 programet e...

Pandi Laço ironizon Gonxhen: Takon kineastët, por për ne të zhanreve muzikore…

Skenaristi Pandi Laço ka mësuar se ministri i Kulturës e Inovacionit Blendi Gonxhja është takuar me kineastët, dhe publikisht i bën thirrje të takojë...

Vrau efektivin e Patrullës, Gjykata dënon me burg përjetë Azgan Mërnicën

Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën, i arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” më 13 maj 2024, për shkak...

Lajme të tjera

Web TV