Gjashtë mënyra të thjeshta se si të forconi imunitetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundi i dimrit është shpesh një periudhë sfiduese për shëndetin tonë. Ndonëse, mund të duket sikur ditët e ftohta dhe gri janë larguar, sërish virozat, kolla dhe imuniteti i dobët janë prezente për sa kohë që kapërcimi si stinëve është një tranzicion jo gjithnjë i lehtë.

Por, si të forconi imunitetin me disa metoda të thjeshta? Ja disa prej tyre!

1. Zgjidhni dashurinë

Duke pasur parasysh se shëndeti fizik dhe mendor janë të lidhur bashkë, ju duhet t’i jepni përparësi asaj që ju bën të ndiheni më mirë. E qeshura, noti, kërcimi, një prekje fizike, pra gjithçka që ju bën të “ushqeni” veten në mënyrën e duhur.

2. Përtypni ushqimin

Përtypja e duhur e ushqimit është diçka e rëndësishme sepse vetëm kështu ju siguroni lëndët ushqyese të nevojshme për shëndetin dhe sistemin imunitar. Ky proces njëherësh siguron funksionimin e duhur të sistemit tretës, duke aktivizuar çlirimin e disa qelizave që nevojiten për sistemin imunitar dhe trupin tuaj.

3. Dilni herët nga shtëpia

Mëngjes i lehtë do të thotë që të ngrihesh dhe të dalësh sa më herët. Ekspozimi ndaj diellit, sidomos para orës 9 të mëngjesit, rrit serotoninën, një neurotransmetues që luan rol në funksionimin e duhur të trupit dhe sistemit imunitar.

4. Shtoni zinkun

Përveç rritjes së prodhimit të qelizave të bardha të gjakut, zinku luan një rol aktiv në forcimin e sistemit imunitar duke aktivizuar enzimat që shpërbëjnë proteinat që gjenden në viruse dhe baktere. Kjo ju bën më pak të prekshëm ndaj virozave dhe baktereve.

5. Lëvizni sa më shumë

Rritja e aktivitetit fizik mund të përmirësojë aktivitetin e qelizave imune, të cilat luajnë rol në reduktimin dhe eliminimin e patogjenëve. Kjo përmirëson më pas reagimin e sistemit tonë imunitar ndaj çdo sëmundjeje apo viroze që qarkullon.

Lexo edhe :  Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

6. Mbani rezerva të vitaminës D

Ashtu si serotonina, vitamina D punon për të mbështur përgjigjet imune në trup. Studimet tregojnë se kjo vitaminë rrit prodhimin e proteinave të caktuara, të cilat mund të luftojnë infeksionet./O.S

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV