Sunak i vendosur të “dëbojë” emigrantët/ Kur do të nisin fluturimet e para për në Ruandë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse bëhet fjalë për refugjatët, 91 vjeçari, Lord Dubs e humb toruan. “I turpshëm” është plani i qeverisë britanike, të dërgojë refugjatët në Ruandë, thotë ai, kjo dëmton imazhin e mirë të Britanisë së Madhe. Se si ndjehesh kur e braktis familjen dhe vendlindjen, Alfred Dubs e ka provuar vetë. Në Moshën 6 vjeçare me një tranposrt fëmijësh ai erdhi në Londër nga Praga, për t’i shpëtuar Holokaustit. Sot ai është deputet i Partisë Laburiste në Dhomën e Lartë të parlamentit dhe angazhohet për refugjatët.

Deri tani lordët kanë refuzuar miratimin e ligjit të ashtuquajtur ligji i Ruandës, dhe e kanë shtyrë këtë. Ndër të tjera, sepse ai shkel të drejtën ndërkombëatë. Por në fund ata do të dorëzohen, gjykon Dubs, në fund të fundit konservatorët përbëjnë grupin më të madh në Dhomën e Lartë. Dhe shpirti luftarak i lordëve, shpesh të moshuar, ka rënë, beson ai.

Konservatorët e ndjekin prej vitesh planin e Ruandës

Kryeministri britanik, Rishi Sunak e ka kthyer në prioritet “ndalimin e gomoneve”. Gati 30.000 refugjatë në vitin e kaluar erdhën me gomone përmes Kanalit të La Manshës. Këta dhe persona të tjerë që kanë hyrë ilegalisht në vend nga viti 2022 kërcënohen nga dëbimi në Ruanda. Pavarësisht prejardhjes, dhe pa verifikim të kërkesës për azil ata do të dërgohen në vendin afrikanolindir dhe do të bëjnë aty kërkesën për azil në Britaninë e Madhe.Boris Johnson ishte kryeministri i parë që e nisi një fluturim të tillë, me një grup refugjatës që do të niseshin për në Kigali, megjithë protestat e organizatave për të drejtat e njeriut. Gjykata Europiane e pengoi Johnson në minutën e fundit. 140 milionë paund ka transferuar britanikët në Ruanda, por deri tani asnjë refugjat nuk ka parë tokën ruandeze. Edhe Gjykata e Lartë Britanike e deklaroi joligjor këtë plan, sepse Ruanda nuk është vend i tretë i sigurtë. Këu qeveria ka bërë disa përmirësime dhe ka negociaur një marrëveshje të re me vendin afrikanolindor, ku ky i fundit suguron, se nuk do të dëbojë askënd në vendin origjinë.

Kryeministri, Sunak argumenton, se strehimi i refugjatëve në hotele kushton për ditë 6 milion paund. Me dëbimet në Ruanda ai pret një efekt frikësimi. Sunak apeloi, që lordët të mos i dalin kundër “vullnetit të popullit”, kryeministri beson, se me një politikë të ashpër azili do të fitojë pikë në elektorat.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Gjermani, MEPJ: Tre shqiptarë kanë humbur jetën

Efekti frikësues i paqartë

Po a do t’i trembë një ligj i tillë refugjatët? Këtu mendimet ndahen. Jacquline McKenzie, avokate për të drejtat e njeriut në Londër përfaqëson një irakian që do duhej të dëbohej në Ruanë, para se Gjykata Europiane ta pengonte fluturimin. Ky person ndidhej ndërkohë i lidhur në autobus për të shkuar në avion. Përvoja e tij është traumatike, thotë ajo. Ndërkohë ai ka mundur të provojë, se ishte viktimë e tregtisë me njerëz dhe mund të qëndrojë me leje qëndrimi në Britaninë e MAdhe. McKenzie nuk beson tek efekti frikësues. “Ne flasim prej vitesh për Ruandën dhe njerëzit vazhdojn të vijnë.”

Nikolai Posner nuk është aq i sigurtë për këtë. Ai punon për organizatën franceze të refugjatëve, Utopua 56 dhe ndodhet shpesh në qytetin verior francez port Kale, ku migrantët i hyjnë rrugës së rrezikshme. Kur ky plan u bë i ditur para dy vitesh, ka pasur vërtet më pak kalime detare, “deri sa kontrabandistët i ulën çmimet”, kjo mund të ndodhë edhe tani. Ai kërkon rrugë të sigurta dhe legale.

Në dorën e kryeministrit

Nëse ligji miratohet në ditët e ardhshme, nuk është e qartë, se kur do të fillojnë fluturimet e para. McKenzie është e mendimit megjithatë se kjo çështje do të vazhdojë të trajtohet në gjykata. Por kryeministri Sunak duket i vendosur të dëbojë refugjatët e parë sa më shpejt. Ai e ka marrë në dorë si kryeministër çështjen e migracionit, dhe nëse gjërat do të zhvillohen si dëshiron ai, do të kalonin vetëm pak ditë deri sa të kryhet fluturimi i parë, nëse ligji miratohet. Lordi Dubs është i zemëruar. Në fund të fundit, Britania e Madhe ka qenë vend themelues i Gjykatës Europiane, nënshkruese e Konventës së Gjenevës për Refugjatët. Lordi Dubs nuk e duron dot, që vendi që e pranoi atë si fëmijë me kaq përzemërsi, “tani jep një shembull kaq të keq”, ai do të vazhdojë të luftojë kundër ligjit të Ruandës sa të mundet./DW

Të fundit

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të...

Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot. Automjeti me drejtues shtetasin 54 vjeç,...

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një lloj të veçantë pushteti. Janë...

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Lajme të tjera

Web TV