Zbardhet dinamika e aksidentit tragjik në Tepelenë, darka e krushqve u kthye në mort

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur dinamika e plotë e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Tepelenë, ku humbën jetën katër persona dhe u plagosën 5 të tjerë.

Në aksident u përfshinë tre makina, “Mercedezs Benz”, “Toyota” dhe “BMW”. Ka qënë 42-vjeçari Riza Rrapaj, ai i cili duke drejtuar mjetin tip “Mercedez Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Toyota” me drejtues 62-vjeçarin Lavdosh Begaj, punonjës i OST dhe pasagjerë bashkëshorten, krushqit Jani dhe Lavdie Meta dhe nënën e moshuar të Jani Metës, Afërdita Meta.

Nga përplasja kanë mbetur të vdekur:

Riza Rrapaj 42 vjeç
Lavdosh Begaj  62 vjeç
Lefteri Begaj 57 vjeç
Afërdita Metaj 90 vjeç

Dhe të plagosur:

Jani Meta rreth 60 vjeç
Lavdie Meta, 61 vjeç

Në aksident është përfshirë edhe një mjeti tip “BMË”, dhe kanë mbetur të plagosur lehtë shoferi dhe dy pasagjerët në mjet.

Sakaq burime bëjnë me dije se familja Begaj bashkë me krushqit e tyre të familjes Meta ishin nisur për të festuar lindjen e nipit në një lokal në periferi të Tepelenës. Vajza e Lavdosh Begajt është e martuar me djalin e Jani Metës. Ndaj dy çiftet, krushqi me njeri-tjetrin ishin nisur së bashku në një makinë për tek restoranti ku do organizohej darka festive.

Ndërsa ne fshatin Izvor te Memaliajt iu dha lamtumira 42-vjecarit Riza Rapaj. Faturisti i OSHEE-së dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal. Burimet policore konfirmojnë se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë që sollën devijim e korsisë dhe përplasjen e Benzit me Toyotën dhe BMV./O.S

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV