BE “hap thesin” për Ukrainën: 5 mld euro ndihma, sanksione rusëve për Navalnyn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrat e Jashtëm te Bashkimit Europian i përcollën një mesazh të fortë Rusisë me vendimet e marra në takimin e tyre të fundit në Bruksel. Rritja e ndjeshme e ndihmës së bllokut për forcat e armatosura ukrainase me 5 miliardë euro do bëhet në kuadrin e Instrumentit Europian të Paqes (EPF) për asistencën ndaj vendit të përballur me agresionin rus. Këshilli Europian njoftoi në një deklaratë se për këtë qëllim ka krijuar brenda EPF-së një Fond të posaçëm Asistence për Ukrainën (UAF).

Fondi i sapokrijuar do t’i mundësojë BE-së t’i mbështesë më tej nevojat në zhvillim të ushtrisë ukrainase përmes ofrimit të pajisjeve ushtarake vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse si dhe trajnimeve e stërvitjeve

“Me këtë fond ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën që të mbrohet nga lufta e agresionit të Rusisë me çdo gjë që i duhet dhe për aq kohë sa nevojitet”, u shpreh Borrell.

Ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord gjithashtu për të sanksionuar 30 zyrtarë rusë që besohet të kenë gisht në vdekjen e kryeopozitarit Navalny në një burg të Arktikut muajin e kaluar.

“Ne ramë dakord për sanksione ndaj atyre që janë përgjegjës për vrasjen e Aleksei Navalnit. BE-ja do të vendosë ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve për drejtuesit e burgut, të cilët i konsideron përgjegjës për vdekjen e figurës drejtuese të opozitës”, tha Borrell.

Gruaja e Navalnt, Julia Navalnaya, ka akuzuar Vladimir Putinin për vrasjen e tij, një akuzë që Kremlini e hedh poshtë. Navalny ishte duke vuajtur një dënim me burgim prej 19-vjetësh për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i konsideronin të motivuara politikisht./O.S

Të fundit

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste...

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e tensionuar. Merkato është një vend ideal...

Bie “miti” PSG! Chelsea shkatërron 3-0 francezët që në pjesën e parë

Chelsea po shkatërron PSG në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey...

Lajme të tjera

Web TV