Bie nga shkallët, humb jetën shqiptari baba i dy fëmijëve (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

F.Rroshi, një 41-vjeçar shqiptar që jetonte në Cologna Veneta, në Veneto të Italisë, humbi tragjikisht jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale të ndodhur në shtëpi.

Siç raportojnë mediat lokale, Rroshi kishte zbritur në katin e poshtëm të shtëpisë së tij për të pirë cigaren e fundit përpara se të shtrihej, siç bënte zakonisht. Më pas u dëgjua një zhurmë që zgjoi bashkëshorten e tij. Duke menduar se kishte rënë një prej orendive të shtëpisë, ajo zbriti poshtë.

Por në fakt gjeti të shoqin në fund të shkallëve pa ndjenja. U përpoq t’i jepte ndihmën e parë, por pavarësisht përpjekjeve të saj dhe shërbimeve të emergjencës, për Rroshin nuk qe e mundur të bëhej asgjë.

Në Itali që prej vitit 2000, ai lë pas bashkëshorten dhe dy djemtë të moshës 14 dhe 10 vjeç. Dhjetorin e shkuar ata kishin marrë nënshtetësinë italiane./E.T

Të fundit

Deklaratat e Vulin për takimin e Ramës në Athinë/ MEPJ thërret ambasadorin e Serbisë

MEPJ ka thirrur ambasadorin serb, ku kërkohen sqarime për deklaratat e zv. Kryeministrit, Aleksandër Vulin, i cili tha se...

Pakt i migracionit, ja cilat janë të rejat nga politika europiane e azilit

Diskutimet zgjatën për vite me radhë dhe tani vendet anëtare të BE i vunë vulën një pakete ligjore që pritet të ashpërsojë procesin e...

Foto prekëse/ Familja e policit të vrarë duarlidhur, i japin forcë njëri tjetrit!

Kishin vetëm një muaj që ishte martuar me efektivin e Shqiponjave. Ishin të rinj. Kishin thurur shumë plane bashkë për të ndërtuar jetën por...

Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale do të godasë tregun e punës ‘si një cunami’

Përparimi i inteligjencës artificiale do të godasë tregun global të punës “si një cunami”, paralajmëroi shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Brenda dy viteve të...

Filmi i Festivalit në Kanë, mes yjeve edhe qeni i famshëm Messi

Mbrëmja e djeshme shënoi edhe natën e parë të Filmit të Festivalit të Kanës në jug të Francës. Festivali u hap me premierën e...

Lajme të tjera

Web TV