Trump në vështirësi, mungesa e parave dhe momenti historik i 25 marsit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidentit 77-vjeçar, tashmë është kandidati aktual për president pas dorëheqjes së Nikki Haley. Gjykata e Lartë federale e SHBA-së e shfajësoi atë në fillim të marsit, duke e lejuar të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Nga ana tjetër, sigurisht që ka procese që janë ende të hapura si për shembull, paratë që i ishin dhënë Stormy Daniels, dokumentet e klasifikuara të gjetura në rezidencën e tij në Florida dhe akuzat për të përmbysur/falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Megjithatë, ka shumë gjasa që këto raste të mos finalizohen para zgjedhjeve të ardhshme.

Gjobat

Një gjykatës i Nju Jorkut shkurtin e kaluar gjobiti Trump me një total prej 454 milionë dollarësh në një rast mashtrimi. Ish-presidenti 77-vjeçar dhe djemtë e tij, Donald Jr dhe Eric, akuzohen se kanë shtuar vlerën e aseteve të tyre me rreth 2 miliardë dollarë për të siguruar kredi dhe prime me kushte më të favorshme.

Për më tepër, qysh në janarin e kaluar, një juri e madhe e Manhatanit urdhëroi Trumpin t’i paguante 83.3 milionë dollarë dëmshpërblim autores Jean Carroll  për shpifje (pasi Carroll ka akuzuar Trump për sulm seksual dhe shpifje në dy raste).

Vetëm për këto dy raste, Trump aktualisht i detyrohet mbi gjysmë miliardë dollarësh, të cilat ai nuk i ka.

Edhe pse ai do të apelojë këto vendime, ish-presidenti do të duhet të “paguajë” paratë ndërsa procesi (përfshirë seancën e apelit) do të vazhdojë”.

Asnjë garanci

Trump tani do të duhet “ose të presë vetë një çek në sistemin gjyqësor të shtetit të Nju Jorkut për shumën e plotë, ose të sigurojë një letër garancie”, shpjegon Neë York Times.

Prandaj pala e Trump u përpoq për të siguruar letra garancie nga kompanitë e sigurimit, letra të cilat do t’i depozitojë si garanci në gjykatë deri në përfundimin e seancës së apelit, gjë që ia doli (përmes sigurimit Chubb) por vetëm për çështjen e shpifjes Jean Carroll, ose, me fjalë të tjera, për rreth 91 milionë dollarë nga mbi 550 milionë dollarët total që ai urdhërohet të paguajë.

Lexo edhe :  Slogani nazist si moto e maturës? Sa të forta janë idetë ekstreme në shkollat gjerman

Trump, nga ana e tij, ka pasuri të paluajtshme, por jo mjaftueshëm para, që do të thotë se ai është në një rrugë pa krye.

Në prill 2023, ai pretendoi se kishte rreth 400 milionë dollarë para të gatshme. Edhe nëse kjo është e vërtetë, flasim për një shumë që nuk mund të mbulojë detyrimet aktuale.

Avokatët e Trump tani po i kërkojnë gjykatës së apelit të shtyjë lirimin me kusht deri në shqyrtimin e ankesës ose të pranojë një garanci më të ulët prej 100 milionë dollarësh, duke argumentuar se vlera e pronave të ish-presidentit 77-vjeçar është mbi gjysmë miliardë dollarë.

Dita e Gjykimit

Por koha tani po ecën mbrapsht për 77-vjeçarin, i cili ka kohë deri më 25 mars për të gjetur garancinë prej gati gjysmë miliardë dollarësh për rastin e mashtrimit që humbi në shkallë të parë në Nju Jork, siç theksohet nga Neë York Times.

Gjithashtu më 25 mars do të mbahet edhe çështja e financimit të ish-yllit porno, Stormy Daniels.

“Trump do të përballet me mundësinë e shkatërrimit financiar dhe poshtërimit. Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Leticia James, mund të kërkojë të konfiskojë pronat e Trump në Nju Jork ose të ngrijë llogaritë e tij bankare,” sipas NY Times. Dhe kjo, në mes të periudhës parazgjedhore, ndërkohë që Trump është thirrur edhe për të mbledhur para për fushatën e tij parazgjedhore.

“Që në fillim të javës së ardhshme, Leticia James, prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, mund të nxjerrë në shitje pronat e Trump,” tha Edëard Luce nga FT.

Në një përpjekje për të gjetur alternativa, Trump mund të përpiqet të vonojë përsëri procesin duke apeluar në gjykatën supreme të shtetit të Nju Jorkut.

Në të kundërt, ai mund të shesë vetë disa nga pronat e tij, të kërkojë një kredi nga një bankë, t’u drejtohet miqve të pasur për ndihmë, apo edhe të shpallë falimentimin, ndërsa kandidon për presidencën e SHBA-së./O.S

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV