Arqipeshkëvi i Shkodrës: E papranueshme që shumë katolikë janë në burgje për drogë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra ka bërë një deklaratë të fortë gjatë meshës për ditën e larit në katedralen “Shën Shtjefni”, ku tha se shumë katolikë në Shqipëri janë në burgje për shkak të përfshirjes së tyre në trafikun e drogës dhe kjo është e papranueshme.

Arqipeshkëvi Massafra përmendi edhe rastet e vetëvrasjeve, të cilat po kthehen në një shqetësim për shkak të numrit të lartë. Shpesh herë këto fatkeqësi, shtoi Massafra ndodhin nga pesha e opinionit tek individi.
Ndërkohë Arqipeshkëvi i Shkodrës një ditë më parë mbushi 75-vjetorin e lindjes duke dhënë kështu dorëheqjen në krye të kësaj dioqeze për shkak të moshës së pensionit.

Gjatë një koncerti në katedrale dha lajmin e dorëheqjes. Vatikani ka pranuar dorëheqjen e Arqipeshkëvit, i cili sipas një dekreti të ardhur nga selia e shenjtë dhe të firmosur nga Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e Arqipeshkëvit të ri të Shkodrës. Angelo Massafra prej 27 vitesh drejton dioqezën Shkodër-Pult duke kaluar kështu një rrugëtim të gjatë mes shumë vështirësive në gjithë këto vite të trazuara për vendin tonë.

 

 

 

Të fundit

Kush do jetë finalisti i dytë? Vetëm një hap larg gjysmëfinales

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë mbetur vetëm 7 banorë, por debatet dhe dinamikat janë gjithmonë e më...

“Në gjendje shoku”/ Gazetarja zbulon detajet për të dashurën e Erdgys Arrazit

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në një emision televiziv ka dhënë detaje mbi tragjedinë e Shkodrës ku 39 vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u...

Fokusi te bujqësia/ Qeveria, plan për rritjen e kreditimit të ekonomisë

Afro 7.4 miliardë euro përllogaritet portofoli i kredisë së dhënë nga bankat tregtare për bizneset dhe qytetarët. Kjo vlerë thotë Banka e Shqipërisë në...

“S’më njeh njeri këtu”/ Çfarë po mundohet të thotë Heidi?

Përgjatë ditëve të fundit, Heidi ka patur sulme të vazhdueshme prej disa nga banorët e shtëpisë së “BBV3”. Sakaq, gjatë një bisede me Gracianon dhe...

Në burg për aferën e inceneratorëve, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e Lefter Kokës

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili kërkonte shfuqizimin si antikushtetues të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë. Koka...

Lajme të tjera

Web TV