Gjyqi për divorcin me Princ Lekën/ Elia Zaharia zbardh detaje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elia Zaharia është prononcuar me anë të një letre rreth procesit gjyqësor me princ Lekën.

Elia ka sqaruar çfarë po ndodh aktualisht duke theksuar se seanca për urdhër-mbrotje të ndërsjellët është shtyrë. Zaharia bëri thirrje për të respektuar privatësinë në këtë kohë të vështirë dhe të shmangen deformimet që po bëhen në media dhe në panele mediatike ku njerëz hiqen si miq të saj dhe Lekës.

“Nuk mund të bëj dalje publike pasi jam në procese gjyqësore! Ju lutem që mos ketë deformime, seanca për mua dhe Lekën për urdhër mbrojtje të ndërsjellët u shty pasi prokuroria nuk kishte sjellë raportin tim mjeko-ligjor.

Është kërkuar nga avokatja të vihet në dispozicion, tani u kërkua edhe nga gjykata! Është thjeshtë procedurë! Ndërsa për babin u zhvillua. Babi nuk ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Leka, pasi nuk e ka konsideruar të nevojshëm për vazhdimin e kësaj marrëdhënie të përfunduar. Kërkesën për urdhër-mbrojtje ndaj tij e ka bërë vetëm Leka dhe gjykata e ka lënë në fuqi.

Ua shkruaj këto pasi çfarë nuk është trilluar këto ditë në panele me njerëz që prezantoheshin si miq tanë që unë nuk i kam takuar kurrë! Seanca sot ka lidhje vetëm me urdhër mbrojtjen jo me kallëzimin penal. Ajo është tjetër çështje që i takon prokurorisë”, ka përfunduar letra e saj.

Kujtojmë se çifti po përballet në një çështje të hapur gjyqësore, pasi akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë.

E gjithë situata shpërtheu kur doli lajmi se princi kish denoncuar ish-vjehrrin për dhunë në një nga rastet kur ai shkoi të takonte vajzën e vogël Geraldinë. Ndërkohë Elia dhe i ati, Gjergji denocuan gjithashtu princin Leka dhe thanë se ishte ai që i sulmoi dhe i goditi i pari. Ekspertiza mjeko-ligjore e para pak ditëve ka konfirmuar se në krahët dhe duart e Elia Zaharisë janë gjetur shenja dhune.

I ati i Elias, u shpreh se është i moshuar dhe nuk mund të dhunojë askënd, ndërsa princi supozon se ai i ka qëlluar me një statujë druri dhe i ka grisur xhupin në prani të vajzës. Sipas tij, debatin e nisi Gjergji, i cili iu drejtua me fjalë ofenduese.

Lexo edhe :  Turizmi, etje për punëtorë! Të gjithë po kërkojnë krah pune

Më pas, në rrjet qarkulloi edhe një video, ku Leka filmonte ish-bashkëshorten në një gjendje të rënduar, e cila qante dhe i bërtiste se ai i kishte goditur të atin./   S.M

Të fundit

Foto prekëse/ Familja e policit të vrarë duarlidhur, i japin forcë njëri tjetrit!

Kishin vetëm një muaj që ishte martuar me efektivin e Shqiponjave. Ishin të rinj. Kishin thurur shumë plane bashkë...

Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale do të godasë tregun e punës ‘si një cunami’

Përparimi i inteligjencës artificiale do të godasë tregun global të punës “si një cunami”, paralajmëroi shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Brenda dy viteve të...

Filmi i Festivalit në Kanë, mes yjeve edhe qeni i famshëm Messi

Mbrëmja e djeshme shënoi edhe natën e parë të Filmit të Festivalit të Kanës në jug të Francës. Festivali u hap me premierën e...

Ndërhynë në Lumin Vjosë duke shkaktuar 3 mln lekë dëm/Prokuroria dërgon në gjyq 3 persona

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq tre persona, të cilët akuzohen se kanë ndërhyrë në lumin Vjosa dhe kanë shkaktuar një dëm prej...

Sherr pas mesnatës në lokal! Babë e bir përplasen me 3 vëllezër, plagosin të voglin

Një konflikt fizik mes 5 personave, tre vëllezër nga fshati Fllakë dhe babë e bir ka përfunduar me përdorimin e armëve në orët e...

Lajme të tjera

Web TV