Kush fshihet pas projektit për Sazanin dhe çfarë duhet të bëjë opozita?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Çështja e ishullit të Sazanit ka hyrë në një pikëpyetje të madhe, në një kohë që dihet që kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Edi Rama, ka luajtur shpesh kundër interesit të Shqipërisë.

Avokati Spartak Ngjela, është shprehur skeptik sa i takon projektit të propozuar nga dhëndri i ish-presidenti Donald Trump, Jared Kushner, për ishullin e Sazanit.

Një projekt i cili ka nxitur shumë dyshime dhe debate si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj, sa i takon financimit dhe interesave që fshihen pas këtij investimi.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ngjela ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, si person që luan kundër interesit të Shqipërisë dhe për këtë arsye, sipas tij, ky plan duhet të shihet me kujdes se interesat e kujt përfaqëson.

Më tej, avokati theksoi se nëse ato që thonë analizat ndërkombëtare janë të vërteta, opozita duhet në mënyrë urgjente të kërkojë ngritjen e një Komision Hetimor parlamentar. Madje, më tej Ngjela shtoi se nëse ka indice për interesa të fshehura pas planit për Sazanin, të përfshihet SPAK-u.

“Çështja e ishullit të Sazanit ka hyrë në një pikëpyetje të madhe, në një kohë që dihet që kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Edi Rama, ka luajtur shpesh kundër interesit të Shqipërisë.

Nëse është e vërtetë që Rama kërkon të sjellë në Sazan Beogradin dhe Moskën, dhe janë të vërteta ato që thotë analiza ndërkombëtare atëherë:

Opizitës i takon të ngrejë një komision hetimi parlamentar për këtë çështje. Urgjent.

Lulzim Basha duhet të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe t’ia bëjë të qartë shqiptarëve çfarë lloj projekti është ky që po përgatitet në ishullin e Sazanit.

Por, nëse ka indice për ato që po thotë analitika perëndimore për investimin në Sazan, në këtë çështje duhet të angazhohet urgjent edhe SPAK”, shkruan Ngjela./   S.M

Të fundit

E keni ditur! Sheqeri i bardhë apo kaf, cilin duhet të përdorni

Sot në treg ka shumë lloje sheqeri, por sheqeri kaf dhe sheqeri i bardhë janë ende dy më të...

Berlini, Parisi dhe Roma i shkruajnë Albin Kurtit: Po rrezikoni antarësimin

Tre shtetet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar sot kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të konsideroj draftin e propzuar nga BE...

Projekti më i finalizuar në vitin 2023/ Sa ka kushtuar tuneli i Llogarasë?

Ndër projektet më të financuara të investimeve në vitin 2023 ishin ato të infrastrukturës rrugore, sipas një liste që përpiloi Ministria e Financave për...

Nëndeklarimi i pagave po rrezikon pensionet!

Rreth 294 mijë qytetarë që kanë mbushur moshën e pensionit, nuk e marrin të plotë pensionin mujor, kjo për shkak të kontributeve të ulëta...

Rama mes formës dhe nacionalizmit?!

Nga Ben Andoni Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me sukses pamjen e jashtme të...

Lajme të tjera

Web TV