“Kate dhe William kanë nevojë për hapësirë”, flet ish-zëdhënësi i familjes mbretërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit duhet t’i japin Princit dhe Princeshës së Uellsit kohë, pas publikimit të lajmit se Kate Middleton vuan nga kanceri.

Princesha e Uellsit zbuloi të premten se ka filluar trajtimin, pas javësh spekulimesh për gjendjen e saj. Ajo tha se kanceri u zbulua pasi ajo iu nënshtrua një operacioni abdominal. Detajet e kancerit nuk janë bërë publike ende, por Kensington Palace thotë se ka besim se princesha do të shërohet plotësisht.

Lajmi vjen gjashtë javë pasi Mbreti Karli III mori një pushim nga daljet publike dhe u diagnostikua me kancer.

Të dy u trajtuan për një kohë të shkurtër në një spital privat në Londër në të njëjtën kohë.

Duke folur për BBC, Harverson, një ish-zëdhënës zyrtar i William dhe Kate, Paddy Harverson tha se ai nuk besonte se familja mbretërore ishte “më e brishtë për shkak të sëmundjeve të fundit”. Thjesht duhet të pajtohemi me realitetin e ri.

I pyetur sesi Kensington Palace e trajtoi situatën, ai tha: “Ky nuk është thjesht një institucion, është një familje, dhe ju duhet të silleni me individë dhe anëtarë të familjes ashtu siç do të bënit me këdo tjetër.

Duhet t’u jepni atyre hapësirë… ju gjithashtu duhet të mbani mend se ata janë qenie njerëzore dhe duhet të ndiqni rrugën e tyre deri në një masë”.

Çifti është përballur me spekulime intensive publike për shëndetin e Kate Middleton që nga operacioni i saj në janar. Kjo pasi Kate, 42 vjeçe, nuk ka marrë pjesë në asnjë ngjarje zyrtare që nga Krishtlindjet./kb

Të fundit

15 Maj 1648/ Nisin bisedimet që çojnë në nëshkrimin e Paqës së Vestfalisë

Gjatë Mesjetës institucionet më të fuqishme në Evropë ishin Kisha Katolike e Romës dhe Perandoria e Shenjtë Romake. Perandoria...

Inteligjenca Artificiale: Transformimi i Bankave me Inovacione të zgjuara

Inteligjenca artificiale në banka shkon përtej automatizimit të thjeshtë; ajo përfshin teknologji të avancuara që imitojnë proceset e mendimit njerëzor për të përmirësuar një...

Reforma e skemës së re të pensioneve – sfidat, perspektiva

Eriola Hoxha Qeveria shqiptare, së bashku me Bankën Botërore dhe grupe të interesit të ndryshëm, aktualisht janë të angazhuar në bisedime lidhur me ndryshimet e...

Kush filloi të fliste gjuhën e parë indo-evropiane?

Ishin fermerët që jetuan në Anadoll 8 mijë vjet më parë që filluan të flisnin gjuhën indo-evropiane, përpara barinjve nomadë të stepave euroaziatike. Gati gjysma...

Kështu foli Homo Erectus: kur filloi përdorimi i gjuhës?

Një hipotezë e re mbi gjuhën po shfaqet: ajo lindi 1.6 milionë vjet më parë në homininët e gjinisë Homo erectus, e bërë e...

Lajme të tjera

Web TV