Qeveria të bëjë transparencë për projektin turistik në Sazan-Zvërnec

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PAA ka ndjekur me vëmendje debatin publik mbi një projekt të mundëshëm turistik në ishullin e Sazanit dhe bregdetin e Zvërnecit.

Së pari, ne vlerësojmë shumë ndjeshmërine e opinionit publik mbi këtë çështje, si dëshmi e pjekurisë qytetare.

Së dyti, edhe pse në kushtet e mungesës së një marrëveshjeje të firmosur dhe një projekti konkret, për të gjykuar mbi të, ne duam të shprehim qëndrimin tonë mbi këtë çështje:
Ne si PAA mbështesim çdo investim serioz në fushën e turizmit.

Aq më shumë kur flitet për projekte madhështore, siç supozohet ky, me vlerë rreth 1 miliard USD. Por, ne duam që zhvillimi i turizmit të bëhet duke mbrojtur mjedisin, sepse pa mjedis nuk do të mund të ketë as turizëm.

Por mbi të gjitha, lidhur me këtë projekt, qeveria duhet të bëjë transparencë:
-Kush është investitori konkret i këktij projekti? Nuk ka rëndësi shumë emri, por origjina e parave.

A është ajo vërtet një kompani amerikane, apo në emër të saj janë fonde të dyshimta që kamuflojnë investitorë që burojnë nga oborri oligarkik i qeverisë, përfshi këtu edhe vetë pushtetarë që investojnë paratë e vjedhura?

-Cila do të jetë marrëdhënia e shtetit me këtë projekt? Kryeministri i është shmangur publikisht pyetjes nëse do të zhvishet apo jo nga taksat ky biznes, sikundër është vepruar me shumë biznese gjoja të huaja, duke i lehtësuar nga detyrimet për 20 apo 30 vjet.

-Duke e klasifikuar si investim strategjik, a do ti mbulojë shteti kostot e ndërtimit të infrastrukturës, ujë, energji, kanalizime, në një ishull të thatë shkëmbor, pa burime ujore dhe pa asnjë element infrastrukture?

Nëse pas këtij investimi nuk janë vertët kompani serioze dhe para të pastra, por sipërmarrës dhe zyrtarë vendas, nëse projekti zhvishet nga taksat për disa dekada, nëse shteti do të shpenzojë për të çuar energjinë dhe ujin në ishull, atëherë ky nuk do të jetë një investim fitimprurës, por një gur në qafën e ekonomisë sonë dhe një zhvatje territori nga klientët e qeverisë.

Lexo edhe :  Meta paraqitet në Prokurori me trëndafil të kuq në dorë (VIDEO)

Nëse nuk ka transparencë për këtë projekt, me gjithë interesin që ne kemi për të ardhur qoftë edhe 1 Dollar e jo më 1 miliard, ne mendojmë se kjo ide nuk duhet mbështetur./   S.M

Të fundit

“Keni ngrënë dreka dhe darka jashtë”, a e ka mik Jul Deda babain e Heidit?

Françeska Murati duket se është e bindur se Julian Deda dhe babai i Heidi Bacit, njihen jashtë shtëpisë së...

Pas presidentes edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Vendin tim e quaj si ta dua

Pas deklaratave të presidentes së re maqedonase e cila gjatë betimit vendit iu referua vetëm si Maqedoni, kryeministri Hristian Mickoski sfidon Greqinë, duke thënë...

BE nis një hetim ndaj kompanisë Meta, arsyeja

Komisioni Europian ka nisur një hetim të thelluar ndaj Metës për shkeljen e mundshme të rregullave të BE-së të përfshira në Aktin e Shërbimeve...

10 futbollistët më të paguar në planet për vitin 2024, Ronaldo mposht thellë Messin

Edhe një herë futbolli del në skenë si sporti dominues në listën e sportistëve më të paguar në vitin 2024. Në publikimin e kësaj...

Zbardhet vendimi/ Kush janë 2 anëtarët e Kushtetueses që ishin pro lirimit të Belerit

Shumica vendos dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm, por ai i 21 marsit për Fredi Belerin ka edhe mendim pakice me dy...

Lajme të tjera

Web TV