Turizmi vijon rritjen, hyrjet e të huajve në shkurt ishin 55.4% më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkurti ka qartësuar e më tej panoramën pozitive të turizmit që po paralajmërohet gjerësisht nga turoperatorët. Hyrjet e të huajve shënuan në muajin e dytë të vitit rritje me 55.4 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave.

Sipas publikimit hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shkurt 2024, janë 981.295. Ky tregues rezulton me një rritje 41,1%, krahasuar me Shkurt 2023. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shkurt 2024, janë 1.002.781, duke shënuar një rritje me 44,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në Shkurt 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 500.756. Ky numër është rritur me 29,8%, krahasuar me Shkurt 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 480.539. Ky numër është rritur me 55,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, vlerëson INSTAT.

Ndërkohë sa i takon daljeve të shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shkurt 2024 janë 507.095. ”Krahasuar me Shkurt 2023, ky tregues është rritur me 30,1%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shkurt 2024, janë 495.686. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 63,4%”, thuhet në publikim.

Sipas INSTAT në Shkurt 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 459.700 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 8.147 dhe 2.979 shtetas. Lidhur me arsyet gjatë shkurt 2024 kanë shënuar rritje hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime personale me 55,4%;  për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 56,9%; për biznes dhe qëllime profesionale me 53,9%. Sektori i turizmit pritet që të arrijë një tjetër rekord këtë vit që sipas turoperatorëve është e lidhur së pari me një jehonë që vendi e trashëgoi nga viti i shkuar, promovimi intensiv në mediat ndërkombëtare që po vijon edhe këtë vit, rritjes së pjesëmarrjes së tregjeve të organizuara si dhe faktit që jemi ende një destinacion ekonomik./ Monitor

Të fundit

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një...

Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij me Vladimir Putin në Anchorage...

Detet evropiane thyejnë rekorde temperaturash, si paraqiten shifrat?

Në gusht 2024, temperatura e Detit Mesdhetar arriti një rekord prej 28.7°C, një shenjë e qartë e valëve të nxehtësisë detare që kërcënojnë jetën...

Dëmet nga zjarri, Rama: Kush humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas

Kryeministri Edi Rama thotë se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një...

Niveli më i ulët historik! Rënia e euros në këmbim me lekun, thyen rekorde të reja

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të...

Lajme të tjera

Web TV