Përpjekje për të shpëtuar nga “normalizimi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Gazmend Bardhi duket se është vënë në siklet nga “marrëveshja” me socialistët. Sapo I mori dy komisionet hetimore, më pa vlerë që do jenë në historinë e parlamentit të Shqipërisë po përballet me kritika nga brenda grupit të Foltores, të cilët duket se më shumë se sa komisionet I shqetëson protagonizmi I tij.

Dhe prej sot ka filluar të shtoj kërkesat.

Sot për shembull ka kërkuar një raport për udhëtimet e Edi Ramës jashtë shtetit. Ndërkohë rrugës mund të kujtohet për ndonjë temë tjetër që të duket se nuk e ka mbyllur ende pazarin por ka dhe kërkesa të tjera.

Ai me siguri është dhe i vetmi nga këta të Foltores që e ka lexuar ligjin e ri për komisionet hetimore, ku seancat e dëshmive janë të mbyllura për shtypin dhe nuk kanë shumë mundësi të bëjnë shou me deklarata. Me siguri dhe kjo do të jetë një kërkesë e re e tij.

Nesër pasnesër e në vijim do të shtoj kërkesa të tjera se si funksion mensa e kryeministrit brenda godinës kush e paguan guzhinierin, pse është mbyll ERTV, kush e paguan Edi Ramën që bën podcast, kush I paguan shpenzimet e socialistëve kur mblidhen nëpër rrethe etj. tema interesante për publikun.

Por nuk është se do zgjidh gjë me këtë histori.

Ajo që mbetet është se ai arriti ti rikthej foltoristët në qengja të urt në seancë, duke e shitur këtë dhe si mbështetje ndërkombëtare për të.
Tritan Shehu, Dashamir Sula, Salianji etj, janë mërzitur dukshëm jo pse nuk po u jepet rasti të gjuajnë flakadanë apo ti bien bilbilave po pse I ka mbledh me bilbil në rresht Gazmend Bardhi.

Lexo edhe :  Një human dhe profesionist, si Profesor Arben Gjata

Dhe ky hall do ta shoqëroj gjatë derisa të bëhet lista e re e deputetëv të Foltores, kur të shikohet se kush I është dashur realisht Berishës në këtë histori, ata që i binin bilbilave apo ky që I ua hoqi bilbilat nga goja dhe flakadanët nga duart.

Në finale gjithë beteja kundër Edi Ramës është transferuar në një betejë brenda Foltores, jo për të marr meritat se kush e “gjunjëzoi” Edi Ramën, po pse Edi Rama ja dha atë meritë Gazmend Bardhit.

Dhe në një parti ku ideologjia e vetme është raporti me armikun dhe jo me partinë, ky është nje debat që nuk mbyllet kurrë, pasi në finale Edi Rama normalizoi punën e tij në kuvend dhe anormalizoi gjithë funksionimin e Foltores, të cilët jo për faj të tyre nuk dinë të sillen si njerëz normal./   S.M

Të fundit

E RËNDË në Tiranë/ 10-vjeçarja pickohet nga gjarpri në shkollë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një fëmijë 10 vjeç është pickuar nga gjarpri teksa...

Greku im

Nga Edison Ypi Nga fundi i beharit '91 komunistat i kishin mbushur tashmë partitë, sigurimistat i kishin pushtuar ambasadat, halabakët i kishin zënë qoshet. Ama edhe...

Hapet kinemaja “Maks Velo”/ Veliaj: Investimet në art e kulturë dhe në periferi

Kinemaja “Maks Velo” i është rikthyer qytetarëve të Laprakës si një hapësirë e re që pulson art dhe kulturë për komunitetin e zonës. Kreu...

Përfundon mbledhja e grupit të dialogut/ Bylykbashi: Takim i frytshëm!

Përfundon mbledhja e grupimeve të dialogut politik për Reformën Zgjedhore. Përfaqësuesi i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi tha se në këtë mbledhje u diskutua lidhur me...

Plagoset kryeministri sllovak, dërgohet në spital

Kryeministri sllovak Robert Fico ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë, pas mbledhjes së qeverisë pranë Bratislavës.  Ndërkohë është arrestuar një...

Lajme të tjera

Web TV