Rama: Me hir apo pa hir, sipërmarrjet do financojnë për arsimin profesional!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se së shpejti sipërmarrjet private do ofrojnë trajnime profesionale për të rinjtë. Rama tha se sipërmarrjet do plotësojnë detyrime dhe trajnimet profesionale do i kryejnë sipas nivelit të të ardhurave, por kryeministri nuk dha më shumë detaje.

Ndërkohë, kreu i qeverisë paralajmëroi sipërmarrjet që duhet të investojnë për arsimin profesional, duke thënë se shpreson që të gjejë mirëkuptimin e tyre, ose në të kundërt do i detyrojë me ndryshime ligjore.

“Me një tjetër financim në qershor do mbulojmë nevojën për rindërtimin dhe rikualifikimin e shkollave dhe konvikteve të arsimit profesional. Një territor me kushte optimale. Në mënyrë që kur prindërit t’ia besojnë fëmijët shkollës së arsimit profesional, fëmija të rrijë me shokët në një strukturë që të plotësojë nevojat jo vetëm për mësim, ushqim, fjetje dhe aktivitete të tjera. Kthimi i arsimit profesional në trend të ri është patjetër domosdoshmëri dhe obketivi ynë, që do bëhet i mundur nëse sipërmarrjet do e kuptojë dhe do reagojë për nevojën që të financojë. Dhe të plotësojë detyrime që do i vendosim sipas nivelit të të ardhurave për trajnime profesionale për veten dhe të tjerët. Se në sistem të hapur ekonomik, krijimi i zinxhir të shëndetshëm sjell përfitime për të gjithë.

Do rrisim investimet publike në arsimin profesional, mbështetjen nga buxheti i shtetit dhe do u kërkojmë kompanive me hir, shpresoj që s’do jetë nevoja që pahiri i ligjit ta bëjë këtë punë, që të përfshihen në financimit e arsimit profesional”, tha Rama./E.T

Të fundit

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil

Ksamili mbetet një destinacion i preferuar për shqiptarët por edhe për turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje...

‘Le Figaro’: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

E përditshmja franceze “Le Figaro” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve kulturore më të mira për të vizituar në një udhëtim të organizuar. Nga...

Tarifat e reja të Trump për më shumë se 90 vende të botës hyjnë sot në fuqi!

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për më shumë se 90 vende të botës kanë hyrë në fuqi. “ËSHTË MESNATA!!! MILIARDË...

Bombardimi i Ambasadave të SHBA-ve, mëngjesi i zakonshëm që u kthye në tragjedi

7 Gusht 1998 - Afrika Lindore Mëngjesin e 7 gushtit 1998, qytetet e gjalla të Nairobisë, kryeqytetit të Kenias, dhe Dar es Salaam, kryeqytetit të...

Republika e rregjimeve të urryera të së kaluarës

Thoma Gëllçi  (Një rrëfim që s’ka as fillim, as fund, por plot armiq të urryer dhe një popull që mallkon me pasion të pashoq) Në një...

Lajme të tjera

Web TV