Dhunoi barbarisht macen, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 77-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia në Rrogozhinë, pasi akuzohet për keqtrajtim kafshësh.

Rasti u raportua një ditë më parë në media, ku në një video të publikuar nga JOQ, shfaqej i moshuari teksa lidhi me litarë një mace dhe më pas e goditi me një shkop.

“Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë kryen verifikimet dhe në përfundim të tyre u bë identifikimi i autorit të rastit, shtetasit R. B., 77 vjeç, banues në Rrogozhinë. Për 77-vjeçarin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, sipas parashikimeve të nenit 207/c të Kodit Penal”,- njofton Policia.

Sakaq ky nuk është rasti i parë që kafshët përfundojnë “viktima” të dhunës nga qëniet njerëzore. Pak ditë më parë një qen u gjet i varur në një pemë në zonën e Yzberishtit./O.S

Të fundit

Nga Roma në Indi e Bali: një udhëtim për të gjetur shpirtin

Nga Leonard Veizi “Eat, Pray, Love” është një rrëfim i lindur nga krisja e brendshme, nga ajo zbrazëti që shpesh...

SHBA dhe Ukraina afër një marrëveshjeje: Tre mburoja kundër Moskës

Pavarësisht skepticizmit, diplomacia po avancon drejt një negociate të vërtetë për paqen në Ukrainë. Të premten, krerët e delegacionit ukrainas — shefi i Zyrës...

Protesta antiqeveritare në Serbi, studentët përplasen me policinë në Novi Sad

Trazirat e reja shpërthyen kur disa qindra protestues, përfshirë studentë protestues dhe qytetarë që i mbështesnin ata në këto protesta antiqeveritare, thyen kordonin e...

Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

Policia ka zhvilluar në aksion në zonën e Shkozetit në Durrës., ku se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri te larte, ndërsa dy prej...

Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator...

Lajme të tjera

Web TV