Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me dije se Beqaj duhet të paguajë 10 milionë lekë, ky i fundit ka refuzuar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Beqaj duket se ka gjetur një zgjidhje tjetër, ndërsa do të rrijë gjithë ditën në SPAK për të lexuar aktet e dosjes.

Ai vendosi që t’u kërkojë kohë prokurorëve për të lexuar vetë aktet e dosjes. Që prej orës 9:00, prokurorët i kanë vënë në dispozicion dosjen, në një dhomë të posaçme ku qëndrojnë avokatët, për t’u njohur me të. Ish-ministri i Shëndetësisë, që është nën akuzë për Sterilizimin, bashkë me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe ish-zv.ministri Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj. Beqaj refuzoi që të paguante 1 milion e 200 mijë lekë për çështjen.

Këto janë akte nënligjore të miratuara nga Prokuroria. Secila prokurori dhe gjykatë ka të miratuar faturën për secilin akt dhe procedurë, ndërsa ky është rasti i parë kur një zyrtar refuzon të paguaj një faturë. Beqaj do të ndjekë procedurat ankimuese. Fakti që është një faturë kaq e lartë, mesa duket bëhet fjalë për një dosje voluminoze./   S.M

Të fundit

Dielli lëshon valën magnetike, më e madhja e zjarrtë në afro një dekadë

Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, NOAA, thotë se dielli lëshoi të martën valën më të madhe të flakës...

Deklaratat e Vulin për takimin e Ramës në Athinë/ MEPJ thërret ambasadorin e Serbisë

MEPJ ka thirrur ambasadorin serb, ku kërkohen sqarime për deklaratat e zv. Kryeministrit, Aleksandër Vulin, i cili tha se “vetëm bota serbe e ndal...

Pakt i migracionit, ja cilat janë të rejat nga politika europiane e azilit

Diskutimet zgjatën për vite me radhë dhe tani vendet anëtare të BE i vunë vulën një pakete ligjore që pritet të ashpërsojë procesin e...

Foto prekëse/ Familja e policit të vrarë duarlidhur, i japin forcë njëri tjetrit!

Kishin vetëm një muaj që ishte martuar me efektivin e Shqiponjave. Ishin të rinj. Kishin thurur shumë plane bashkë për të ndërtuar jetën por...

Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale do të godasë tregun e punës ‘si një cunami’

Përparimi i inteligjencës artificiale do të godasë tregun global të punës “si një cunami”, paralajmëroi shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Brenda dy viteve të...

Lajme të tjera

Web TV