Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë shqiptarin , humb jetën në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar 52-vjeçar ka humbur jetën në Itali ditën e sotme pasi një ngarkesë me materiale elektrike, me peshë rreth një ton, u shkëput nga vinçi ku ishin ngarkuar dhe e zuri poshtë.

Shqiptari i identifikuar si Nazmi Morina, baba i 4 fëmijëve, humbi jetën sot rreth orës 17:30 teksa punonte në kantierin e shtëpisë së moshuarve Orzivecchi.

Sipas mediave italiane, ai ishte punonjës i Aurora Costruzioni të Orzinuovit dhe po merrej me shkarkimin e disa materialeve energjitike të ngarkuara në vinç, që do të përdoreshin për rikonstruktimit të sistemit elektrik dhe ndriçimit në shtëpinë e të moshuarve.

Në momentin e shkarkimit rripat që mbanin ngarkesën janë shkëputur dhe ngarkesa i ka rënë sipër 52-vjeçarit shqiptar.

Ai u gjet i vdekur nga një koleg i tij, i cili më njoftoi autoritetet.

Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, si dhe zona e kantierit, vinçi dhe materialet e ngarkuara janë tashmë nën sekuestrim.

Me origjinë nga Kosova, Nazmi Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias, ku dhe kishte ndërtuar një të ardhme dhe një familje. Ai jetonte në Rudiano me gruan dhe 4 fëmijët e tij të vegjël./e.t

Të fundit

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa...

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Pse kaq shumë aksidente?! Policia jep shpjegimet

Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe...

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Bankat në vend fituan gati 18 miliardë lekë apo rreth 180 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Shuma që 11 institucionet financiare...

Lajme të tjera

Web TV