E Premtja e Zezë në Shkodër, besimtarët përkujtojnë kalvarin e vuajtjeve të Jezu Krishtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para Festës së Pashkës, besimtarët katolikë kanë nisur të kremtojnë mbrëmjen e kësaj të premteje “Udhën e Kryqit”.

Në Shkodër ajo nisi nga katedralja e Shën Shtjefnit drejt varrezave katolike te Rrmajit që është edhe udha që kanë përshkuar martirët shqiptarë përpara ekzekutimit.

Me lutje besimtarët përkujtojnë kalvarin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe udha e tij me kryqin drejt Golgotës. E premtja para

Festës së Pashkëve njihet si e “Premtja e Madhe”. Besimtarët katolikë presin të dielën e Pashkës, e cila njohët ndryshe si dita e ringjalljes, triumfit të jetës mbi vdekjen.

E Premtja e Madhe sikurse njihet apo edhe e Premtja e Zezë është dita që përkujton vuajtjen dhe vdekjen në kryq të Jezu Krishtit. Përgjatë gjithë kësaj jave, në çdo ditë të saj, janë marrë në detaje të gjitha zhvillimet në jetën e Jezu Krishtit që kulmojnë me festën e Pashkës, ngjalljen e tij pas tre ditësh nga varri.

Fjala Pashkë nënkupton kalim dhe lidhet me të Krishterët me fitoren e Krishtit mbi djallin dhe kalimin nga vdekja në jetën e pasosur. Si këtë ditë, Jezu Krishti u desh të kalonte në dy procese, gjykimin nga priftërinjtë e asaj kohe që e akuzonin për blasfemi dhe një proces të sundimtarëve romake./e.t

Të fundit

Banorët e Thethit mblidhen këmbëkryq para kishës, prifti drejton kuvendin

Prania e IKMT-së dhe forcave policore në Theth për shembjen e strukturave, duket se ka bërë bashkë banorët si...

Besa Kokëdhima zbulon planet për dasmë: Nuk dua të më ngelë gjë peng

Besa Kokëdhima ka ndarë disa nga momentet më të ndjera të jetës së saj personale në një intervistë televizive. E qeshur dhe e sinqertë,...

Trump mund të mos lejohet të flasë në Parlament gjatë vizitës shtetërore në Britani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mund të mos e gëzojë privilegjin e të adresuarit probleme para Parlamentit britanik gjatë vizitës...

Thashethemet për një romancë me Xhensila Myrtezajin, Ledri thyen heshtjen

Në një intervistë televizive, Ledri nuk mohoi zërat për një romancë të re në jetën e tij, pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha, me...

Ndryshime në kupolën e Policisë/ Korça dhe Elbasani me drejtues të rinj

Ditët e fundit kryepolici Ilir Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin, por edhe në drejtues qarqesh. Raportohet se Drejtori...

Lajme të tjera

Web TV