Berisha: Mosbindja civile është rruga e vetme për të triumfuar kauzën tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të tij mbrëmjen e sotme. Berisha tha se kryeministri Edi Rama nga zyra e tij përcakton sipas tij tenderat e “klientelës” së tij dhe vetë merr përqindjen.

Ai tha se çdo ditë Shqipëria bëhet një vend i ndaluar për shqiptarët, pasi pasuritë e vendit vetëm vidhen. Ish-kryeministri tha se 20 shkurti ishte prova e përgjithshme, ndërsa tani qytetarët presin sulmin përfundimtar mbi regjimin.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Miqtë e mi, çdo ditë regjimi njofton lajme, të cilat faktojnë armiqësinë e tij ndaj qytetarëve. Çdo ditë, Edi Rama, ky pushtetar prej 25 vitesh në pushtet, që ka përqendruar gjithçka në duart e tij, vendos të dëshpërojë, të poshtërojë, të injorojë, të varfërojë, të vjedhë shqiptarët gjithnjë e më shumë.

Çdo ditë, oratorët nga kjo platformë denoncojnë njëri pas tjetrit këto akte, të cilat në një vend tjetër do kishin rrëzuar çdo muaj një qeveri. E them këtë për të theksuar se urgjente, sa jetike, sa vendimtare është sot mosbindja jonë civile ndaj këtij regjimi, i cili nuk ndalet me asgjë përveçse me forcën e mosbindjes civile.

Edi Rama nga zyrat e tij përcakton tani çdo ditë tenderat që fiton klientela e tij dhe që ai merr përqindjen. Firmos kullat, në të cilat ai siç thonë rëndom, merr 30-përqindëshin. Shpërndan bonot e investitorëve strategjike, ku përsëri vetë është në përqindjet më të majme.

Firmos plaçkitjen e 1.4 milionë metër katror tokë publike në Durrës me një vlerë 1.8 miliardë euro.
Çdo ditë Shqipëria bëhet një vend i ndaluar për shqiptarët. Pasuritë e saj, pasuri të ndaluara për shqiptarët, pasuri të mallkuara për shqiptarët, pronë e hajdutëve qeveritarë. Çdo ditë që kalon është vonesë e madhe në betejën tonë pa kthim për mosbindje civile.

20 shkurti ishte prova e përgjithshme, qytetarët presin, sulmin, sulmin, sulmin përfundimtar mbi regjimin që sundon në aleancë me krimin, me vjedhjen, drogën. Vetëm mosbindja civile e pandalshme, e pandërprerë, është zotimi ynë, është betimi ynë, është rruga e vetme për të triumfuar kauzën tonë të drejtë./O.S

Të fundit

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka dënuar sulmet ndaj institucioneve shëndetësore pas tensioneve të vazhdueshme...

Kush mungoi sot në festën e 34-vjetorit të Partisë Socialiste?

Partia Socialiste festoi me 1 javë vonesë 34-vjetorin e krijimit të saj, për shkak të mungesës së kryetarit të saj, Edi Rama, i cili...

Beleri, “kufiri” fatlum i një “exit-plan” për opozitën

Nga Ylli Pata Proverbi i stërpërdorur, madje i keqpërdorur më shumë se “jo çdo e keqe vjen për keq”, duket se i ka ardhur në...

Shtëpia e Bardhë: Ushtria amerikane është forca më vdekjeprurëse në botë

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, po mban një konferencë të rregullt për shtyp. Sipas mediave të huaja, pasi fillon duke folur...

A na kalon jeta para syve në momentin e vdekjes?/ Çfarë thonë studimet

Momentet e fundit të jetës: A rikthen truri kujtimet më të rëndësishme? Kjo pyetje e ka shqetësuar njerëzimin qëkur jemi bërë të vetëdijshëm për vdekshmërinë...

Lajme të tjera

Web TV