Doni të keni flokë të bukur plot shkëlqim? Ja dy metoda efikase dhe praktike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të pasur flokë të butë e të shkëlqyeshëm nuk është shumë e vështirë, mjafton t’i trajtoni ato si duhet.

Duke mbajtur larg stresin, kimikatet, pluhurin, diellin e fortë apo paisjet stiluese nga flokët tuaj ata do të jenë më të fortë dhe të shëndetëshëm.

Megjithatë jo gjithnjë kjo mënyrë është e mundur për shkak se këta faktorë e ndikojnë jetën e përditëshme në mënyrë të vazhdueshme.

Mësojini të gjitha mënyrat duke ndjekur artikullin në vijim.

Si të kujdeseni për flokët
Për flokë të shkëlqyeshëm duhet të keni parasysh disa truke të vogla gjatë dushit dhe krehjes.

Një nga faktorët më të rëndësishëm është temperatura e ujit me të cilin laheni.

Uji duhet të jetë gjithnjë i vakët pasi kur është shumë i ftohtë largon shkëlqimin natyral të flokut ndërsa kur është shumë i ngrohtë i dëmton ato.

Gjithashtu kushtojini vëmendje edhe krehjes së tyre.

Bëjeni këtë proces çdo mëngjes dhe darkë për të larguar papastërtitë dhe për të stimuluar qarkullimin e mirë të gjakut.

Në asnjë moment mos harroni të përdorni mbi flokët tuaj kura natyrale si këto që do të shpjegojmë mëposhtë.

Trajtimi me aloe vera
Aloe vera është një produkt natyral me veti të jashtëzakonshme, ky produkt është i aftë të stimululojë rritjen e flokëve, duke i hidratuar ato dhe duke i lënë me shkëlqim natyral.

Për ta përgatitur këtë trajtim, duhet të përzieni dy lugë xhel aloe vera (të cilat mund t’i merrni direkt nga gjethet e bimës) me dy lugë ujë.

Të gjithë përbërësit vendosini në një shishe dhe tundini mirë të dy përbërsit në mënyrë që të përzien.

Shishja është mirë që të ketë një aplikues spruco në vend të një shishe normale për ta hedhur më lehtësisht produktin.

Lexo edhe :  The Economist: Bota po e fiton luftën kundër kancerit!

Këtë përgatitje duhet ta aplikoni në flokë të lagur pas daljes nga dushi për të përfituar flokë që shkëlqejnë.

Trajtimi me vaj ulliri
Maska  me vajin e ullirit është shumë efektive për të pasur flokë me shkëlqim. Falë përmbajtjes së lartë të lëndëve ushqyese, acideve yndyrore, antioksidantëve dhe vitaminës E, vaji i ullirit kontribuon në riparimin e dëmtimit të flokëve, hidratimin dhe bërjen e tij të ndritshme.

Për të përgatitur këtë maskë do t’ju duhet të ngrohni dy ose tre lugë vaj ulliri në një enë të vogël.

Sapo vaji të jetë gati, aplikoni përzierjen e përftuar në lëkurën e kokës dhe përgjatë gjatësisë së flokëve duke masazhuar me duar.

Lëreni trajtimin të veprojë për 15 minuta dhe gjatë kësaj kohe mbulojini flokët me një pshqir në mënyrë që vaji të qëndrojë i ngrotë në kokë.

Më pas shpëlani flokët si zakonisht me ujë të bollshëm e të vakët./O.S

Të fundit

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke...

Lajme të tjera

Web TV