Më 1 prill 2009 Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO. Ambasada e SHBA veçon Shqipërinë si ‘një partner e aleat i besueshëm demonstron siguri dhe stabilitet’. Gjithë politika ka uruar e ndarë në këtë ditë të veccantë për Shqipërinë.
Shqipëria shënoi 15-vjetorin e anëtarësimit zyrtar në NATO. Presidenti Bajram Begaj shprehu mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve që mbështetën Shqipërinë në këtë rrugëtim. Në këtë ditë të veçantë për shqiptarët edhe presidenti Bajram Begaj ndau një mesazh, duke thënë se kjo datë është më e rëndësishmja e historisë sonë kombëtare. “Data e 1 prillit të vitit 2009 jetësoi vizionin Euroatlantik të shqiptarëve për të qenë pjesë e Aleancës politiko-ushtarake më të fuqishme të kohës sonë. Ky anëtarësim realizoi aspiratën e kahershme të popullit shqiptar, duke e kthyer atë te përkatësia e vet perëndimore, e mishëruar që në filozofinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, si strateg i aleancës së parë politiko-ushtarake me Perëndimin.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një ndër datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare”, shkruan Begaj. Kreu i Shtetit shpreh mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve që mbështetën Shqipërinë në këtë rrugëtim. Më tej, Begaj ndalen edhe në rolin dhe kontributin e Shqipërisë në NATO, duke thënë se ka sjellë më shumë siguri për vendin, rajonin dhe hapësirën Euroatlantike. “Mirënjohës ndaj popullit shqiptar, SHBA-ve dhe aleatëve, të cilët mundësuan realizimin e këtij anëtarësimi. Shqipëria në këto 15 vite në NATO ka sjellë më shumë siguri për vendin, rajonin dhe hapësirën Euroatlantike. Krenar për efektivët e Forcave tona të Armatosura, si dhe vajzat e djemtë shqiptarë në misionet paqeruajtëse dhe operacionet e NATO-s, si: Afganistan, Irak, Bosnjë, Kosovë, Bullgari, Letoni dhe Deti Egje. Shqipëria do të vijojë të jetë e palëkundur që, së bashku me aleatët, të mbrojë lirinë e të kontribuojë për një botë në paqe”, shkruan Begaj.
Hasani
Nga ana e tij ministri i Punëve të jashtme Igli Hasani, në një postim në rrjetin social X thotë se 15 vite në NATO janë një rrugëtim solidariteti dhe mbrojtjeje kolektive. Më 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit. Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së jashtme, duke avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare”, shkruan ai.
Urimi i SHBA-së
Ambasada e SHBA veçon Shqipërinë si një partner e aleat i besueshëm që demonstron siguri dhe stabilitet. Më 1 prill 2009 Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO. Ambasada e SHBA veçon Shqipërinë si “një partner e aleat i besueshëm demonstron siguri dhe stabilitet”. “15 Vite së Bashku” shkruan Ambasada në një postim në facebook shoqëruar dhe me një video të këtij momenti të rëndësishëm ku tregohet udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n që nga anëtarësimi në NATO. “Zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO”, shkruan ambasada.
Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria kontribuon si aleat dijnitoz për sigurinë e përbashkët, teksa ka ndarë edhe një video nga Forcat e Armatosura dhe momente të tjera të vendit tonë në Aleancë. “15 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, aleancës më të rëndësishme ushtarake ku vendi ynë kontribuon si aleat dinjitoz për lirinë dhe sigurinë e përbashkët”, shkruan Rama.
Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një mesazh për 15-vjetorin e futjes së Shqipërisë në NATO. Meta shkruan se kjo është një nga ngjarjet më të mëdha në historinë shqiptare. Kreu i PL shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që punon për integrimin e Shqipërisë në NATO. Një përshëndetje të veçantë Meta e ka edhe për ish-presidentin amerikan George Bush. “Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha në të gjithë historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Mirënjohje për të gjithë ata burra dhe gra në uniformë, në politikë, në fushën ushtarake dhe të sigurisë, që punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues të Forcave tonë të Armatosura, si dhe rreshtimin e Shqipërisë krah aleatëve tanë në NATO”, shkruan ai.
Lindita Nikolla
Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka dhënë mesazhin e saj me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Nikolla shprehet se Shqipëria ka fituar besimin e SHBA dhe aleatëve të tjerë me përkushtimin e saj. “15 vjet më parë, Shqipëria u pranua anëtare e NATO-s. Si një nga anëtarët më të rinj, Shqipëria është rasti më tipik që dëshmon se kontributi në Aleancë nuk varet as nga madhësia, as nga pasuria, as nga niveli i zhvillimit, as nga historiku dhe jetëgjatësia si anëtare. Por varet nga përkushtimi i sinqertë për paqen. Shqipëria e ka fituar besimin dhe bindjen e ShBA dhe anëtarëve të tjerë të mëdhenj të NATO-s, me përkushtimin e qartë, të vendosur dhe pa asnjë dilemë në zbatimin e vendimeve të Aleancës, në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe lirisë së kombeve.”, shkruan ajo.
Lulzim Basha
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një urim me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Basha në atë kohë ka qenë ministër i Punëve të Jashtme dhe e konsideron një nder të veçantë që shërbeu në një moment të tillë.
“15 vite më parë Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, një arritje që bëri krenar çdo shqiptar. Për mua ka qenë nder i veçantë të shërbeja si ministër i punëve të jashtme në këtë moment historik. Sot dua të ndaj me ju një pjesë të mesazhit tim në ceremoninë e nënshkrimit të protokolleve të anëtarsimit në Këshillin e Atlantikut të Veriut, para përfaqësuesve të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s: “Rrallëherë, një komb që luftonte për lirinë e tij, ka rrugëtuar kaq i vetmuar në horizontet e historisë, për kaq gjatë. Izolimi, i imponuar apo i vetë shkaktuar, shënjoi historinë e kombit tim. Është saga e një udhëtimi të pashoq drejt ëndrrës europiane. Luftuam shumë dhe vuajtëm shumë. Por e ardhmja lind përmes sacrifices. Në muzg të luftës tonë për liri ne farkëtuam aspiratën tonë kombëtare për të rrugëtuar sërish krah për krah me popujt e lirë të familjes euro-atlantike. Ndaj sot me nënshkrimin e protokolleve të anëtarësimit, shqiptarët festojnë domethënien e këtij momenti jetik në historinë tonë kombëtare. Kurrë më nuk do të jemi të vetmuar në kauzën e mbrojtes së lirive tona”, tha ai.