‘Paguan 300 euro për vdekjen’ Zbulohet itenerari i 7 klandestinëve që humbën jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 7 klandestinë nga vendet e treta dhe shoferi i furgonit nga qyteti i Shkodrës.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase ka zbardhur dinamikën e lëvizjes së klandestinëve të cilët u  nisnë për një të ardhme më të mirë por jeta u pre në mes.

Mësohet se klandestinët kanë hyrë nga kufiri i gjelbërt “Tre Urat’ në Përmet. Kanë qëndruar për gati 30 minuta në pritje të ardhjes së makinës që do i çonte më pas në drejtim të Hanit të Hotit, më pas në Mal të Zi, Kroaci dhe destinacioni final vendet e BE-së.

Për këtë rrugëtim mësohet se secili prej tyre kishte paguar 300 euro.

Pasi ka ardhur mercedezi Benz 240 të 7 klandestinët janë futur në makinë dhe kanë nisur udhëtimin. Në hyrje të Këlcyrës janë ndeshur me një patrullë policore. Në këtë moment shoferi ka bërë kthesë dhe pasi ka ecur 4 km për shkak dhe të shpejtësisë së lartë shoferi ka humbur kontrollin, ka çarë barrierën duke rënë në lumin Vjosë.

Makina ka fluturar 100 metra në lartësi dhe ka rënë në një distancë 300 metra në lumin Vjosë.

Ende nuk është identifikuar shoferi Shkodran dhe as klandestinët të cilët humbën jetën./E.T

Të fundit

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Si e arsyeton Specialja pranimin e dokumenteve nga autoritetet serbe?

Nga Krenare Cubolli, REL Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me dije publikut në Kosovë se Gjykata...

Berisha këmbëkryq me burrat e Bjeshkëve, rrëfen rininë mes Alpeve

Sali Berisha - Udhëtim drejt rinisë time! Të dashur miq, pas darkës festive, më datë 14 gusht, pas një mëngjesi me prodhime bjeshke së bashku...

Takimi historik/ A do të pranoni një armëpushim? Putin u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin, të premten në Alaskë në një takim që cilësohet...

Lajme të tjera

Web TV