Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të futet në seancën e radhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazment Bardhi kërkoi që zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të përfshihet në rendin e ditës në seancën e ardhshme. Ndërsa, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, i kujtoi periudhën kur Kuvendi nuk zhvillonte seanca normale, për shkak të tensioneve që opozita krijonte çdo seancë.

Bardhi: Këshilli i rregullores së mandateve nuk ka çfarë të shqyrtojë më. Ju po e mbroni Xhaçkën. Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të përfshihet në rendin e ditës në seancën e ardhshme.

Nikolla: Ju bëj me dije që janë ndjekur të gjitha procedurat që neni 87 parasheh. Ky Këshill nuk mund të mblidhej pa u botuar në Fletoren Zyrtare vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sa i përket periudhës tjetër, nga korriku dhe deri tani, pyetje drejtojani vetes se ishim në anormalitet.

Bardhi: Në shtator aty ishim

Bushka: Unë dua të sqaroj që praktika parlamentare dhe gjithë procesi parlamentar që merr në shqyrtim mocione që lidhen me mandatin e deputetit, janë tërësisht çështje që lidhen me procedura kushtetuese parlamentare. Nuk mund të bëhen debate politike. Do doja të zbatim këtë parashikim të Kushtetutës. Sa i takon vonesës, sipas rregullores së Kuvendit, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, merren në shqyrtim nga Këshilli për Legjislacion, i cili ka ezauruar një proces të tërë kushtetues për të sqaruar çështje në lidhje me mënyrën e zbatimit të vendimeve përkatëse në fjalë. Janë marrë edhe ekspertë./O.S

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV