Berisha reagon për Xhaçkën: Rama ka 30% të pronave në çdo investim strategjik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi socialistët u bënë “mburojë” duke votuar kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, për konfliktin e interesit pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik.

Berisha nënvizoi se Edi Rama mbron Xhaçkën për shkak se kryeministri zotëron 30 % të pronave për çdo investim strategjik.

Sipas Berishës, Xhacka tokën publike e ka marrë bashkë me të shoqin dhe Edi Ramën dhe Olsi Ramën për të ndërtuar parajsën e tyre.

“Erion, sot ti kur pe Oltën se si e mbrojti Edi Rama, se si kryehajduti i qeverisë shkelmoi mbi Kushtetutën e Shqipërisë.

Edi Rama, çfarë do t’i thuash ti Koço Kokëdhimës që e përjashtove nga parlamenti, i more mandatin, kurse Olta Xhaçkën e mbrojte?

Po çfarë dallimi kishin këta të dy?

Ua them unë dallimin, e kam thënë këtu me dhjetëra herë, në çdo investim strategjik, Edi Rama ka 30 përqind.

Ndaj dhe Olta sot shkelmoi mbi Kushtetutën, mbi parlamentin, mbi gjykatën, mbi çdo gjë.

Ka vjedhur tokën me dokumente, me falsifikime.

Tokën publike e ka marrë bashkë me të shoqin dhe Edi Ramën dhe Olsi Ramën për të ndërtuar parajsën e tyre.

Dhe asaj nuk i hiqet imuniteti, nuk i hiqet mandati.

Edi Rama, drejtësinë për ty do e bëjnë shqiptarët.

Pas Erion Veliajt, radhën e ke ti.

Forcë në botë që të shpëton ty nga verdikti i qytetarëve të zemëruar të Shqipërisë nuk ka.

Nuk ka kryeministër më hajdut.

Nuk ka kryeministër më të inkriminuar se ti në Europë dhe në botë.

Edi Rama, largohu sa më parë”, tha Berisha./O.S

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV