68 fëmijë të zhdukur në Shqipëri! Avokati ngre alarmin: Trafikohen për organe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trafikimi i emigrantëve në venin tonë është kthyer në një problem të madh, pasi shumë klandestinë e shohin Shqipërinë si tranzit për vendet e BE-së.

Megjithatë, një fenomen shumë shqetësues po vihet re, siç është zhdukja e fëmijëve të pashoqëruar. Gazetarja e “Fiks Fare”, Antela Lika dhe avokati Kujtim Cakrani ishin të ftuar sot në “Breaking” ku folën për këtë problem. Teksa gazetarja deklaroi se plot 68 fëmijë rezultojnë të zhdukur në vendin tonë, avokati ngriti dyshime se ata mund të jenë trafikuar, madje dhe për organe.

36 fëmijë të pashoqëruar janë zhdukur në Shqipëri. Ata shkonin në një qendër që nuk ishte shtetërore edhe pse ka një qendër ku këta duhet të qëndrojnë. Qendra financohej nga organe të huaja por këta fëmijë aty zhdukeshin brenda shtetit tonë. Nuk dihet ku kanë përfunduar këta fëmijë akoma. Kur ne i pyesnim se ku janë, ata thoshin nuk do i ndjekim ku shkojnë sepse kaq e kemi kapacitetin. Kur dilnin dy orë, fëmijët largoheshin. 9 muaj më vonë, organizata të tjera dolën me deklarata të tjera, ku u zbulua se në fakt ishin 68 fëmijë të pashoqëruar, të cilët ishin zhdukur dhe fati i tyre nuk dihet. Fëmija mund të bjerë pre e trafikimit dhe e shumë veprave të tjera.”– tha gazetarja.

“Sa i përket trafikimit të emigrantëve, tashëm dihet që Shqipëria është bërë një vend kjo është kthyer në biznes fitimprurës për të gjithë grupet kriminale. Jugu i vendit është kthyer në oaz, pasi vinë nga Greqia apo Turqia. Shqipëria ka dhe një problem tjetër, trafikimi i fëmijëve. Janë kthyer në një burim trafikimi për tu birësuar apo për organe etj. Ky është shqetësimi më i madh.”– tha avokati./O.S

Të fundit

Belina Pupa reagon pas akuzave publike për kultivim të bimëve narkotike

Belina Pupa ka reaguar lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të dhe Elvis Pupën për kultivim të bimëve narkotike...

Manastirliu: Po investojmë që 1 mijë shkolla të kenë laboratorë inteligjentë!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën “Gjon Buzuku” në Tiranë, ku ndoqi nga afër një orë mësimi të zhvilluar...

Samiti në Tiranë, nënkryetari i PD sulmon liderët evropianë: Na e keni shpifur!

Jo vetëm Sali Berisha, por në sulm për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt më 16 maj në Tiranë, janë “lëshuar” edhe...

Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e...

“Mamma mia, çfarë copash”/ Pritësi italian lumturohet për drogën që i dërgojnë shqiptarët

Media ka siguruar pjesë të përgjimeve të SPAK për dosjen Ura, përmes të cilave është bërë e mundur dokumentimi i trafikut ndërkombëtar të drogës...

Lajme të tjera

Web TV