Bregdeti shqiptar më i lakmuari nga oligarkët për investime, ja çfarë thonë ekspertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bregdeti shqiptar është mjaft i lakmuar nga të huajt. Kërkesat për të zotëruar një pronë apo dhe për të investuar në Shqipëri janë shtuar vitet e fundit. Kjo gjë ka sjellë shtrenjtim të apartamenteve në të gjithë bregdetin tonë.

“Por nga vjet jemi diku 50-60% rritje në zonat elitare, Palasë, Dhërmi, Jalë dhe Gjiri i Lalzit. Zonat elitare janë dhe projektet e reja si në Durrës apo Vlorë”, thotë Elis Kishta, agjent imobiliar

Përveç shqiptarëve, sipas të dhënave 35% janë blerës të huaj jorezidentë në Shqipëri, kryesisht italianë, maqedonas, turq. Vitet e fundit po preferohen vilat, si dhe apartamentet në rezidenca. Vlera e pronave kalon në qindra mijëra euro, shifër shumë e lartë për një shtetas shqiptar.

“2023 ka qenë vit që është ndjerë prania e të huajve në blerjen e pronave…Ka qenë një variacion çmimesh nga 200 mijë euro deri në 700-800 mijë euro, por në tregun imobiliar ka dhe raste me vlera më të mëdha”, tregon Kishta.

Disa prej tyre janë investitorë, të cilët e shohin Shqipërinë një vend me potencial që krahasuar me vendet e rajonit ofron çmime të përballueshme në prona.

Sipas një kërkimi të kryer në agjencitë e shitjes në vendet si Kroacia, Greqia apo dhe Mali i Zi, një apartament në vijë të parë shitet jo më pak se 250 mijë euro, ndërsa për vilat shifrat arrijnë mbi 1 milion euro.

“Çmimi i pronave në Shqipëri është më i ulëti në rajon, duke marrë parasysh prona të ngjashme në Mal të Zi, Kroaci, Greqi, jemi diku tek 50% më lirë…Një pronë në Budva vlen dyfishi i një prone Dhërmi”, thotë agjenti imobiliar.

Lexo edhe :  Pagat/ Në Shqipëri arriti 770 euro në 2024-n, në rajon i ka kaluar 1000 euro në muaj

Kërkesa për blerje ka dhe nga shqiptarët emigrantë si dhe investitorët, të cilët i blejnë këto prona për t’i rishitur në të ardhmen ose për t’i lënë me qira ditore./e.t

 

Të fundit

Gjermani/ Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani

Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor, sipas marrëveshjes së re të koalicionit...

Pse Evropës i duhet një fond i përbashkët mbrojtjeje – jashtë Bashkimit Europian

Simon Nixon Nga të gjitha tronditjet që kanë goditur Evropën në tre muajt e fundit, asnjë nuk është më shkatërruese se vetëdijesimi se kontinenti ndoshta...

Sulmi nga India/ Mbi 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Pakistan, mes tyre fëmijë

26 persona u vranë, përfshirë fëmijë, dhe 35 u plagosën, tha zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze pasi India nisi sulme ushtarake ndaj objektivave në Pakistan...

E rëndë në Mirditë, 56-vjecari vetëmbytet në rezervuarin e fshtatit, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mirditë, ku një person ka humbur jetën. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka...

Të afrohesh ushtarakisht me Trump-in në Jemen nuk mund të përfundojë mirë për Britaninë

Politika e jashtme amerikane po e kthen atë në një të përçmuar globalisht – megjithatë sulmi i Laburistëve ndaj Houthive përfaqëson një nivel të...

Lajme të tjera

Web TV