TikTok po zhvillon një aplikacion të ri, i ngjashëm me Instagram-in

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TikTok është duke planifikuar të lançojë një aplikacion të ri për postimin e fotove, i cili ka funksione dhe opsione të ngjashme me Instagram-in. Aplikacioni do të quhet “TikTok Notes”, raporton TechCrunch* dhe do të lançohet së shpejti.

TechCrunch* – Revistë online me bazë në SHBA, e cila përditësohet me të rejat më të fundit nga bota e teknologjisë.

Aplikacioni i ri do të lidhet me TikTok-un dhe përdoruesit e tij do të mund të postojnë në TikTok Notes që prej llogarisë në TikTok. Gjithashtu, ata mund të hapin llogarinë, por mund të mos publikojnë foto në “TikTok Notes”.

TikTok e konfirmoi se është në punë e sipër për një aplikacion të ri, por saktësoi se ende është herët dhe se aplikacioni nuk është i disponueshëm.

“Si pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të sjellë risi në përvojën e Tiktok, ne po eksplorojmë mënyra për të fuqizuar komunitetin tonë dhe për t’i inkurajuar ata të krijojnë dhe ndajnë krijimtarinë e tyre përmes fotografisë dhe tekstit në një hapësirë, dedikuar atyre”, tha një zëdhënës i Tiktok.

Ndërsa sipas TechCrunch, TikTok është duke eksperimentuar edhe me formate të tjera si videot që mund të kenë kohëzgjatje deri në 30 minuta, si dhe postimet si tekst, të ngjashme me X dhe Threads./E.Ç

Të fundit

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme dhe era e fortë po...

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i nisur në Rrëzomët e Delvinës,...

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes...

Lajme të tjera

Web TV