“Kriza e punëtorëve” në Shqipëri, ekspertët tregojnë hallkat që mund të zbusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza disa vjeçare për punëtorë, po jep efektet e para. Drejtuesit shqiptarë kanë nisur të zbuten dhe të kuptojnë se burimet njerëzore, motivimi, paketat e shpërblimit, kanë një ndikim të madh në suksesin e një ndërmarrjeje.

Edhe pse këto ndryshime nuk janë ende shumë të pranishme në vendin tonë, ato po ndodhin gradualisht dhe mund të jenë pjesë e zgjidhjes për krizën e fuqisë punëtore.

“Pamë vitin e shkuar një rritje të lehtë pagash deri në masën 10%. Në kushtet e sotme kemi një element të ri, rritjen e pagave të administratës. Kjo ka bërë që tregu privat të rimendojë dhe njëherë kushtet e punës. Nga ana tjetër kemi një element të rëndësishëm që biznesi po përballet, fuqia punëtore e re, kandidat për punonjës që kanë lindur në vitet 2000 e mbrapa. Kjo gjeneratë ka disa veçori të tjera, nuk mjafton vetëm një pagë konkuruese, por kjo gjeneratë shikon shumë edhe kushtet e punës, ambientin e punës, benefitet që ofron, por edhe rritjen ne karrierë. Shumica e kompanive japin mundësinë e një siguracioni privat shëndetësor, apo një fond pensioni, këto janë disa nga benefitet që ajo gjeneratë i kërkon dhe i tërheq. Kemi parë benefite të ndryshme që lidhen me natyrën e punës, flasim për punën nga shtëpia, të gjitha vijnë si pasojë  e mungesës së fuqisë punëtore”, tha Emin Shini, ekspert për punësimin./O.S

Të fundit

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, parti me interesa personale

Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë...

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt…

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në Himarë, po ndërtohej një lavazh...

Diagnoza e vajzës sime dyvjeçare më tronditi; fjalët e mjekes më shpëtuan

Helene Rosenthal Nuk duhet të isha habitur nga ajo që audiologia po na thoshte mua dhe burrit tim. Humbja e dëgjimit ekziston në familjen time....

Rrezik i fshehur/ Ja si Covid-19 mund të ndikojë në zemrën e grave për dekada

Një studim i ri ka zbuluar se Covid-19 mund të lërë pas një problem të fshehur që qëndron në trupat e grave për vite...

Mbështetja sociale e familjeve: Shqipëria, vendi me përfitimin më të ulët në rajon

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit...

Lajme të tjera

Web TV