Nis plazhi në Vlorë, operatorët turistikë ende s’janë gati, s’ka punëtorë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturat e larta deri në 30 gradë kanë bërë që shumë qytetarë t’i drejtohen bregdetit të Vlorës këtë fundjavë.

“Unë erdha se sot është pushim, erdha të lahem. Kam takuar dhe të huaj. Deti më duket i pastër i ngrohtë”.

“Që tanmi ka turistë, unë sapo u ula, me turistë isha. Më tepër ka holandezë”.

Në këto ditë prilli, plazhi frekuentohet vetëm në fundjavë, ndërsa rezervimet për pushime nisin nga mesi i majit. Trendi është pozitiv dhe pritshmëritë të larta për këtë sezon, por operatorët turistik hasin vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore.

Luixhino Isufaj dhe Besmir Lulaj thanë se veç tregut vendas po synojnë të marrin punëtorë nga vendet e treta, por as ata nuk preferojnë të punojnë për një kohë të gjatë në Shqipëri.

“Mendoj se shumica e tyre nuk vijnë në Shqipëri se e kanë zgjedhje Shqipërinë, vijnë më shumë për të ikur nga vendet nga ata janë. Vijnë këtu dhe shohin një realitet që nuk e presin. Sepse ne dështojmë në të gjitha këto fasilitete veç vendit të punës, në fasilitetet argëtuese, fasilitete integruese dhe faktikisht duhet edhe ta pranojmë se edhe sistemi i punësimit kushtet e jetesës nuk janë më të mira. Prandaj ata e shohin përsëri Shqipërinë si një vend tranzit”.

Edhe në qytetin liqenor të Pogradecit konstatohet e njëjta problematikë. Në nisje të sezonit turistik, hotelet baret e restorantet vuajnë mungesën e personelit. Shkaku kryesor janë pagat e ulëta dhe fakti se turizmi është një punë sezonale.

“Një pjesë e të rinjve shkojnë e punojnë dhe në Maqedoni e në zonën e jugut sepse pagesat janë më të larta dhe kushtet më të mira sesa këtu. Kjo vazhdon në rrethin tonë të Pogradecit, kemi gati 35% mungesë të fuqisë punëtore.”

Lexo edhe :  Nesër provimi i Gjuhës së Huaj, rregullat që duhet të kenë parasysh maturantët

Sipas Ministrisë së Turizmit, Shqipëria u vizitua në vitin 2023 nga 10 milionë turistë, numër ky që pritet të jetë më i lartë këtë vit. Këtij trendi në rritje duket se ende nuk i përgjigjen operatoët turistikë në mbarë vendin, sa i përket stafeve të kualifikuara dhe cilësisë së shërbimit./O.S

Të fundit

Tirana gëlon nga turistët falë investimeve, mbi 10 milionë vizitorë në vit

Industria e turizmit në Shqipëri është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Numrin më të madh turistik e e ka...

Qyteti ku nuk lejohet të vdesësh

Loja, Norvegji është një qytet i vogël në ishullin Svalbard, ku nuk lejohet të vdesësh! Kjo nuk është një ligj në kuptimin klasik, por një...

Humb jetën 37-vjeçari/ Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak

Një 37-vjeçar ka humbur jetën pasi ka hyrë për tu larë në liqenin e Shkodrës. Sipas të dhënave ai ka pësiar arrest kardiak pasi është...

Riviera mahnitëse Shqiptare, me plazhe të qeta dhe kuzhinë të shijshme

Ndërsa vera afrohet, shumë turistë janë në kërkim të destinacioneve të qeta dhe pa turma vizitorësh në Evropë, shkruhet në në një artikull të...

Protestat në Serbi, Vuçiç frikësohet nga studentët: Po më bëjnë grusht shteti

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë për puç” në të cilin janë...

Lajme të tjera

Web TV