Ky plazh në Shqipëri ka zyrtarisht “ujin më të kaltër në botë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një plazh në Shqipëri ka zyrtarisht “ujin më të kaltër në botë”, sipas një studimi të ri.

Kështu shkruan mediumi i famshëm britanik Express.co.uk, sipas të cilit, një plazh i bukur evropian, për të cilin shumica e njerëzve me siguri nuk kanë dëgjuar, është emëruar zyrtarisht se ka ujin më të kaltër në botë, përcjell Telegrafi.

Plazhi i Pasqyrave ndodhet në bregdetin jugor të Shqipërisë pranë Sarandës dhe është përgjatë bregut nga një numër plazhesh dhe nuk është shumë i popullarizuar.

Sipas mediumit në fjalë, ai kryesoi një renditje nga kompania e dhënies me qira të vilave CV Villas e cila analizoi ngjyrën e plazheve më të mira në botë kundrejt nuancës më të kaltër të blusë (YInMn Blue).

Plazhi me guralecë quhet edhe Plazhi i Pasqyrave për shkak të mënyrës se si dielli reflekton në ujin e pastër si një pasqyrë, duke i dhënë një efekt magjik.

Dhe vizitorët e kanë cilësuar si një nga më të mirat në Shqipëri me ujëra të pastër noti.

Shumë vunë re se është “paqësore” dhe dukshëm më pak e mbushur me njerëz se të tjerët. Ajo është e izoluar nga shkëmbinjtë dhe gjelbërimi.

Siç vë në pah mediumi britanik, atje mund të arrihet me makinë në një rrugë me zhavorr.

Lexo edhe :  Wikipedia akuzohet se censuron mediat konservatore

Ekziston edhe transporti publik me autobusë nga Butrinti dhe Saranda që të dy zgjasin më pak se gjysmë ore dhe janë relativisht të lirë.

Në zonën përreth plazhit ka një restorant dhe një bar dhe ka një sërë hapësirash pushimi.

Gjithashtu në listën e CV Villas të plazheve me ujin më të kaltër janë Paralia Mpouka në Greqi, Plage de la Vernette në Francë dhe plazhi Kamputas në Turqi.

Kështu, Evropa dominoi listën me pesë plazhe greke, një francez, një spanjoll, një portugez, një turk dhe një shqiptar në dhjetëshen e parë.

Ndërsa në top 30 plazhet me ujin më të kaltër dhe jashtë Evropës janë Cannon Beach në SHBA, Matira Beach në Polinezinë Franceze dhe Playa El Doradillo në Argjentinë. /O.S

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV