Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Garda Revolucionare konfiskon një anije

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izraeli, në anën tjetër, ka thënë se Irani do t’i paguajë pasojat e përshkallëzimit të tensioneve në Lindje të Mesme.

Lindja e Mesme është shtrënguar nga mundësia e një hakmarrjeje eventuale iraniane, pasi për sulmin e 1 prillit në konsullatën iraniane në Siri, që i ka lënë të vdekur 12 persona, Irani mban përgjegjës Izraelin.

Në këtë sulm kanë mbetur të vrarë edhe figura të larta ushtarake iraniane.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran, Irna, ka thënë se forcat e njësitit special të Gardës e kanë kryer sulmin në anije.

Disa media tjera e kanë identifikuar anijen si të lidhur me kompaninë me bazë në Londër, Zodiac Maritime.

Zodiac Maritime është pjesë e Grupit Zodiac të miliarderit izraelit, Eyal Ofer.

Një zyrtar i mbrojtjes në Lindje të Mesme, që ka folur në kushte anonime, e ka ndarë me agjencinë e lajmeve Associated Press një video kur komandot iraniane shihen duke u ulur në kontejnerët e anijes.

Helikopteri i përdorur besohet se është i periudhës sovjetike Mil Mi-17, të cilin e kanë përdorur në të kaluarën si Garda Revolucionare e Iranit, ashtu edhe rebelët Huthi të Jemenit, për të kryer bastisje nëpër anije.

Ushtria britanike ka thënë se anija është “konfiskuar prej autoriteteve rajonale” në Gjirin e Omanit, pa dhënë më shumë hollësi.

Anija ka qenë për herë të fundit në Dubai dhe është nisur më pas drejt Ngushticës së Hormuzit.

Anija i ka bllokuar të gjitha të dhënat e veta për vëzhgim lëvizjesh, një veprim tashmë i zakonshëm për anijet e lidhura me Izraelin, që kalojnë nëpër atë rajon.

Prej vitit 2019, Irani është përfshirë në një mori rastesh të konfiskimit të anijeve.

Gjiri i Omanit është afër Ngushticës së Hormuzit, e cila mundëson hyrjen në Gjirin Persik, nëpër të cilin kalon një e pesta e gjithë naftës së tregtuar në botë./O.S

Të fundit

13 mijë të huaj janë pajisur me leje pune në Shqipëri

Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po...

7 vite më e madhe, Lamine Yamal zbulon të dashurën

Emri i Lamine Yamal përbën sensacion në media, pavarësisht nëse ai është në fushën e blertë apo jetën private. Edhe pse është aluduar shumë...

Kush është 60-vjeçarja që u bë sot deputetja e 140-të e Parlamentit?

Ana Dajko është deputetja e vetme që do të përfaqësojë partinë “Shqipëria Bëhet” në legjislaturën e shtatorit në Kuvendin e Shqipërisë. 60-vjeçarja është mamaja...

Për çfarë po përgatiten serbët në veri të Kosovës?

Serbët e Kosovës i janë përgjigjur me radikalizim fshirjes së grafiteve ekstremiste. Në Mitrovicë të Veriut janë shpërndarë disa fletushka, përmes së cilave bëhet...

Avni Ponari, ‘arkitekti’ reformator i basketbollit shqiptar

Avni Ponari është një nga figurat më emblematike të sportit shqiptar, një burrë vizionar që ka shkruar me pasion dhe përkushtim kapituj të rinj...

Lajme të tjera

Web TV