LUFTA TE PRAGU?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga MONIKA STAFA

Izraeli dhe Irani, në një rajon të nxehtë siç është Lindja e Mesme kanë njohur së bashku raporte komplekse me ndryshime të kithëta dramatike. Për të mos thënë ndoshta tepër të brishta.

Por e vërteta është se Izraeli dhe Irani dikur ishin miq të mirë. Ishte viti 1947, kur Irani së bashku me Turqinë, që janë pak a shumë pjesa tjetër e Lindjes së Mesme, ishin ata të cilët votuan kundër krijimit të shtetit të Izraelit prej Kombeve të Bashkuara. Këto dy shtete refuzuan gjithashtu kërkesën e Izraelit për t’u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara, pak kohë më pas.

Në vitin 1949. Dhe që këtej të dyja vendet nxituan ta njihnin Izraelin de facto, mbi baza informale duke vendosur si fillim marrëdhënie të fshehta tregtare.

Po përse do duhej ta bënin këtë? Sepse dicka lëvizi në mendjen e tyre?!

Ne, shtetet jo arabe duhet të jemi bashkë, thanë ata. Apo mos një fuqi më e madhe kishte nxitur bashkëpunimin mes rivalëve të hershëm në kohë dhe pushtet?

Le ta theksojmë se Irani dhe Turqia nuk janë shtete arabe. Nga viti 1956- 1979 Rrjeti i Agjencisë së Intelegjencës në Mosad, bashkëpunoi fort me homologët e tij në Turqi dhe Iran. Dhe ky program mbante emrin e koduar “Aleanca Tripalëshe”.

Aftësia e Jeruzalemit për të punuar kaq afër me Teheranin dhe Ankaranë u latua me kujdes edhe për shkak të një prej arritjeve më të mëdha që politika e jashtme e Izraelit kish njohur.

Aleanca me SHBA. Duke rivalizuar kështu raportet në rajon e më gjerë.

Dhe kjo ndodhi pikërisht kur vendi qeverisej nga Krymenistri i parë, David Ben Gurion. Në vitin 1950 ai vendosi ura bashkëpunimi mes dy vendeve me ndihmën e aleatit të madh. Më pas në vitin 1979, islamistët e rrëzuan Shahun e Iranit. Ata përshtatën menjëherë me vendosmëri një platformë antizioniste ndërsa Aleanca Tripalëshe u shpërbë.

E ndërsa raportet Izrael- Turqi kanë njohur ulje dhe ngritje, komentet e kohëve të fundit të Presidentit Rexhep Taip Erdogan mund t’i kenë sjellë ato në nivelin më të ulët të të gjithë kohërave.

Lexo edhe :  Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

7 tetor 2023 shenjoi dhe datën kur Izraeli dhe Hamasi u përfshinë në një luftë të përgjakshme. Që atëherë vendi që po i shkakton kokëcarje të madhe udhëheqjes izraelite dhe amerikane duket se është qartësisht Irani.

Në Libanin e Jugut luftëtarët e Hejzbollahut të mbështetur nga Irani posedojnë një arsenal të madh raketash që e dominojnë kryesisht furnizimin me raketa të Hamasit duke e ‘hutuar’ jo pak kupolën e famshme të mbrojtjes ajrore që Izraeli ka. Sepse kërcënimi real i Iranit shkon përtej Hejzbollahut.

Ndaj dhe Pentagoni kohët e fundit ndoqi një taktikë tjetër. Ai dërgoi aeroplan-mbajtësen Eisenhoëer gati për sulm në Lindjen e Mesme dhe trupa të tjerë shkatërrues në vend të miqve të tyre brenda në rajon.

Cila ishte arsyeja kryesore? Komunikatat jo zyrtare thonë se SHBA donin të ishin vetë aty. Për një arsye të vetme; për të përgjuar e para sulmet me raketa dhe dronë prej grupeve ushtarake huthi në Jemen të mbështetura nga Irani, dhe pikërisht ato që kanë target Izraelin.

Ditë më vonë, avionët amerikanë F 16 kryen sulme ajrore në anën lindore të Sirisë, mbi ca objekte të përdorura nga Trupa e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ndërsa përfaqsuesit e tij si hakmarrje lëshuan një breshëri raketash kundër forcave amerikane në Irak dhe Siri.

Cfarë pritej të ndodhte?

Ajo që mendohet. Irani nuk mund të dorëzohej. Jo vetëm, ai nisi nga mbrëmë që ishte parashikuar se do të niste shpejt por jo sa gjatë dhe sa gjerë.

Por në fund gjithsesi ka një ndryshim të madh mes përleshjeve me forcat autoritare të Iranit dhe një luftë gjithpërfshirëse SHBA-Izrael-Iran. Dhe duke pasur parasysh ambicijet bërthamore të Iranit, kjo është dicka që sigurisht asnjë, madje as vetë Ajatollahu në Teheran nuk dëshiron ta shohë./O.S

Të fundit

Urgjente/ Prej një viti me kancer, Arjani ka nevojë për ndihmën tonë

Artani Sokoli po lufton me jetën përballë kancerit agresiv të zorrës së trashë prej më shumë se një viti. Ai...

Shërbimet Sekrete në alarm/ Ekzekutohet Oficeri i Lartë në Kiev

Policia raportoi një të shtënë me armë në zonë më herët gjatë ditës, duke thënë se oficerët e zbatimit të ligjit zbuluan trupin e...

1997 – ADN-ja e Neandertalit dhe mbështetja për teorinë “Jashtë Afrikës”

Në vitin 1997, një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë njoftoi për herë të parë analizën e ADN-së së një skeleti Neandertal, duke shënuar një hap të...

Lëvizje në KQZ/ Rrezikohet mandati i Lapaj? Daja i Shabanit kërkon sqarime

Mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” vihet në pikëpyetje. Edhe pse sipas akordit që dy partitë “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kishin...

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i mbijeton votëbesimit

Një votëbesim kundër shefes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka dështuar që të sigurojë shumicën e votave të nevojshme për të ecur...

Lajme të tjera

Web TV