Kurti për Asociacionin: S’bëj hapa që rrezikojnë Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se Kosova e ka një shans të jashtëzakonshëm për anëtarësim në KiE dhe se sipas tij nuk ka ndonjë rast tjetër në historinë e Këshillit të Evropës që Këshilli i Ministrave ka shpërfillur mbështetjen e Asamblesë Parlamentare.

“Mbështetja për Kosovën nuk ishte thjeshtë vetëm masive por ishte edhe e thellë meqenëse edhe debati dhe argumentet u fituan”, tha mes tjerash Kurti.

E duke folur për çështjen e “Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, Kurti tha se nuk dëshirojnë që ta shndërrojnë marrëveshjen bazike në mjet për atë që quhet  “Asociacioni i Komunave” me shumicë serbe.

I pyetur se a është i gatshëm që të rrezikojë anëtarësimin në Këshill të Evropës, nëse çmimi është lëvizja drejt asociacionit, kryeministri Kurti tha: “Unë nuk bëj hapa që e rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, kushtetueshmërinë dhe ligjmërinë e Kosovës”. /F.M

 

Të fundit

“Flakë në Det”/ Kush janë të arrestuarit për trafikun e drogës me urdhër të SPAK (Emrat)

Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj janë tre personat e arrestuar me urdhër të SPAK si të përfshirë në...

Mbrojtja e mjedisit/ Rama paralajmëron ligj të ri për menaxhim e integruar të mbetjeve

Me çeljen e negociatave Shqipëria ka marrë dhe angazhime të forta lidhur me mjedisin. Kryeministri Edi Rama deklaron se po përgatitet një ligj që...

U hodh nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 42-vjeçarja në Tiranë

Një 42-vjeçare nga Tirana dyshohet se është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë i banesës ku jetonte. Policia njofton se si pasojë e...

“Nuk mbyllim dot muajin me pagat që marrim”/ Organizatat sindikaliste dalin në protestë

Organizatat sindikaliste në Maqedoninë e Veriut, kanë protestuar para qeverisë në Shkup, për rritjen e pagave të punëtorëve dhe kushte më të mira në...

Senati i SHBA miraton projektligjin që ndalon importin e uraniumit rus

Senati amerikan ka votuar projektligjin për ndalimin e importeve të uraniumit nga Rusia, pasi Uashingtoni po rrit presionin mbi Moskën më shumë se dy...

Lajme të tjera

Web TV