69 vjet pa Ajnshtajnin, ikonën botërore të fizikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

69 vjet më parë, fizikani Albert Ajnshtajn vdiq në Princeton, New Jersey, në moshën 76-vjeçare.

Albert Ajnshtajn, i cili do të revolucionarizonte fizikën dhe kuptimin njerëzor të universit, u lind më 14 mars të vitit 1879 në Ulm, Gjermani.

Fizikani me origjinë gjermane Albert Einstein zhvilloi teorinë e parë të tij novatore ndërsa punonte si nëpunës në zyrën zvicerane të patentave në Bernë.

Pasi u bë i njohur me katër artikuj shkencorë të botuar në 1905, ai vazhdoi të fitonte një famë botërore për teorinë e tij të përgjithshme të relativitetit dhe një çmim Nobel në 1921 për shpjegimin e fenomenit të njohur si ”efekti fotoelektrik”.

Një pacifist i hapur që u identifikua publikisht me lëvizjen sioniste, Ajnshtajni emigroi nga Gjermania në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur nazistët morën pushtetin para Luftës së Dytë Botërore. Ai jetoi dhe punoi në Princeton, Nju Xhersi.

Gjatë viteve të fundit të jetës së tij, Ajnshtajni vazhdoi kërkimet për një teori të unifikuar të fushës.

Ndonëse ai botoi një artikull mbi teorinë në “Scientific American” në vitin 1950, ai mbeti i papërfunduar pas vdekjes së tij, nga një aneurizëm i aortës, pesë vjet më vonë.

Në dekadat pas vdekjes së Ajnshtajnit, reputacioni dhe statusi i tij në botën e fizikës vetëm u rrit.

Burimi: ABC news/    S.M

Të fundit

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka...

FOTO/ Dj Dagz i dedikon Einxhelit një tatuazh

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira u dashuruan në BBV1 në sytë e gjithë publikut dhe janë kthyer në një prej çifteve më të dashur....

Rregulla për azilin në BE/ Shqyrtim për 12 javë. Pas refuzimit, riatdhesim

Vendet e Bashkimit Europian miratuan këtë të martë një reformë historike ligjore sa i përket sitemit të azilit dhe përballjes me emigracionin e paligjshëm. Këshilli...

Kush do jetë finalisti i dytë? Vetëm një hap larg gjysmëfinales

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë mbetur vetëm 7 banorë, por debatet dhe dinamikat janë gjithmonë e më të forta. Teksa jemi vetëm pak...

Lajme të tjera

Web TV