“Për çfarë m’i jep”/ Tentuan të korruptojnë policët, prangosen 4 shoferë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkon në 44 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.

Gjatë 24 orëve të fundit katër shtetas janë arrestuar përkatësisht shtetasi me iniciale, E.R 19 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie, shtetasi M.S 52 vjeç i cili u konstatua duke përdorur aparatin celular, shtetasi T.K 35 vjeç i cili u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë, si dhe shtetasi N.Sh 19 vjeç i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie.

Të kapur në shkelje këto shtetas kanë tentuar t’i ofrojn punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

Polici Rrugor: Më jep patentën, leje qarkullimi

(Shoferi i drejton para policit)

Polici Rrugor: Po atë për çfarë? QË mos marrësh gjobën? Është vepër penale që të japësh bakshish punonjësit të policisë/   S.M

Të fundit

Policia Kufitare Vlorë shpëtoi 12 persona, reagon Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me shpëtimin e 12 personave nga Policia Kufitare e Vlorës. Balla...

Presidenti Begaj në Firmo: Diversiteti kulturor, burim pasurimi dhe harmonie

Pasditen e 1 majit, në vijim të vizitës në rajonin arbëresh të Kalabrisë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me banorët e...

BE feston 20-vjetorin e pranimit të dhjetë vendeve në anëtarësim

Dhjetë vende po festojnë 20 vjet nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, kur, sipas presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, “zgjerimi historik solli mundësi...

Ulet me 2 vite puna me detyrim në Shqipëri, projektligj i ri për studentët e mjekësisë

Pas argumentit të Gjykatës Kushtetuese që afati 5 vjetor është jo-proporcional, qeveria propozuar që ky afat për studentët e mjekësisë të ulet në 3...

Rroftë 1 maji si ditë pushimi!

Nga Ergys Mërtiri Ata qe reagojne per te drejtat e punetoreve jane kryesisht te rinj revolucionare qe ne pergjithesi nuk punojne! Eshte nje paradoks i...

Lajme të tjera

Web TV