“Reali ishte ekipi më i mirë”, Henry: Në futboll ka diçka që duhet mbrojtje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid u kualifikua në gjysmëfinalen e Champions League pasi eliminoi Manchester Cityn, në dy sfida që përfunduan në barazimin e përgjithshëm 4-4. Nga pikë e bardhë, lojtarët madrilenë dhe portieri Lunin u treguan më të saktë.

Një kualifikim i arritur me shumë sakrifica nga “Los Blancos”, teksa në “Etihad Stadium”, skuadra e Ancelottit u mbrojt thuajse gjatë gjithë ndeshjes me Cityn që kishte kontrollin total të lojës. Megjithatë, për Thierry Henry futbolli ka edhe aspektin difensiv, për të cilin shprehet se Reali e aplikoi në perfeksion.

“Në futboll është diçka që quhet mbrojtje. Mendoj se mund ta kontrollosh lojën edhe duke u mbrojtur mirë. Unë e di mirë se pjesa më e madhe e opinionit do të thonë se City ishte skuadra më e mirë, por mbrojtja është gjithashtu pjesë e lojës. Reali u mbrojt në mënyrë perfekte. Unë mendoj se u kualifikua ekipi më i mirë, ai që u mbrojt më mirë”, u shpreh Henry.

Të fundit

Justin Bieber shqetëson fansat, shfaqet i përlotur

Ylli 30-vjeçar i popit Justin Bieber u shfaq në mediat sociale me një sërë fotografish, duke filluar nga pamja...

Hyn në fuqi ndalimi i aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni në Florida

Më 1 maj hyri në fuqi ligji i ri në Florida të SHBA-së që ndalon shumicën e aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni – kur...

Mrekullia e Rilindasve

Nga Artan Lame  Midis 100 miliard galaktikave të Universit vijon të rrotullohet edhe Galaktika jonë, në të cilën midis 200 milion yjeve të saj vijon...

Ik te Mali me Gropa

Nga Edison Ypi Makinë ke. Qefli i natyrës je. Qytetarët po ta shpifin. Qyteti të ka ardhur te fyti. Katunin dhe katunarët i do e...

VIDEO/ “Kokë më kokë” në nominim me Romeon, Heidi tregon se kush mund të dalë

Egla Ceno gjatë primet të mbrëmjes së djeshme u zgjodh nga publiku liderja e shtëpisë së “Big Brother VIP3” për këtë javë, duke fituar...

Lajme të tjera

Web TV