Sot derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani premton spektakël dhe “luftë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana dhe Partizani, do të përballen mes tyre, në derbin e kryeqytetit, në një sfidë ku spektakli është i garantuar.

Në ndeshje si kjo, skuadrat nuk kanë rezultat tjetër përveç fitores. Përballë njëra-tjetrës, do të jenë ekipi me sulmin më të mirë në kampionat Tirana dhe Partizani që ka mbrojtjen më të mirë.

Pavarësisht renditjes, në derbi zerohet gjithçka dhe entuziazmi i tifozëve, i jep ekipeve shtysë për të synuar përpara.

Në “Air Albania”, priten rreth 10-12 mijë tifozë, ku nuk do të mungojë spektakli i flakadanëve, apo edhe koreografitë para ndeshjes.

Dy skuadrat njihen për rivalitetin e madh mes tyre dhe për këtë arsye, lufta sportive, është e garantuar.

Tirana pritet të luajë me skemën 3-5-2, me bardheblutë që dëshirojnë të shfrytëzojnë kundërulmin. Ky do të jetë derbi i parë për trajnerin Erbim Fagu, i cili synon fitoren.

Tirana ka shfaqur probleme të mëdha këtë sezon, ku rrezikon të mbetet jashtë katërshes së parë, por një fitore ndaj rivalëve të kryeqytetit, do bënte që tifozët të harrojnë gjithçka.

Në krahun tjetër, edhe Partizani nuk vjen në formën më të mirë të mundshme, pasi renditet në vendin e tretë.

Trajneri Shehi ka planifikuar një formacion sulmues, ku do të kërkojë të gjejë golin sa më shpejt të jetë e mundur, për ta bërë ndeshjen më të lehtë.

Sfida mes Tiranës dhe Paartizanit, është planifikuar të luhet në orën 19:00, në stadiumin e kryeqytetit “Air Albania”./   S,M

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV