Pas shiut të rrëmbyeshëm, moti merr kthesën e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual të vranësirave. Në orët e vona mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit.

Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme . Moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe terriror, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Në Alpe dhe në lartësitë mbi 1000-1200m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Të fundit

Strategjia e menaxhimit të Financave, Banka Botërore: Ka 4 shtylla kritike

Gjatë prezantimit të Strategjinsë së tretë të Menaxhimit të Financave Publike, drejtori i Bankës Botërore vuri theksin tek lufta kundër korrupsionit. "Duhet...

Vdekja misterioze e çiftit në Dropull, zbardhen detaje të bujshme, ja pista kryesore

Policia e Gjirokastrës ka bindjen se çifti i të moshuarve është vrarë me sende të forta nga persona që kanë hyrë në banesën e...

Ulje me PS për zgjatjet e mandateve për prokurorët e SPAK? Ja si përgjigjet Basha

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët ka folur edhe në lidhje me mundësinë e uljes në tavolinë me...

Veliaj vizitë dy ditore në Paris, pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj niset sot drejt Parisit, ku do të pritet në një takim të veçantë nga homologia e tij,...

Aksident i frikshëm në Tiranë/ Furgoni i mallrave përmbyset në mes të rrugës

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në Unazën Lindore në Tiranë ku një furgon mallrash është përplasur me makinë. Siç shihet dhe nga pamjet,...

Lajme të tjera

Web TV