Pas protestave, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën për të diskutuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disa protestave të opozitës të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës, mësohet se ditën e nesërme më 22 prill është njoftuar se do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës, pas protestave të tyre përpara institucionit.

Gazetari Osman Stafa raporton se mbledhja do të zhvillohet nesër në orën 17:00 dhe se pas mbledhjes do të ketë një prononcim për mediat.

Çfarë ka kërkuar opozita?

Opozita ka kërkuar ngritjen e Komisionit të Brendshëm Financiar, që funksionon për një periudhë 4-vjeçare dhe ka në përbërje të saj përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti tha gjatë ditës së sotme se Komisioni i Brendshëm Financiar ka për detyrë kontrollin mbi të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga bashkia, në përputhje me buxhetet e miratuara vjetore.

Teliti theksoi se nuk ka ndonjë arsye për të mos e ngritur këtë Komision, pasi është një detyrim i rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak./  S,M

Të fundit

Sassuolo triumfon minimalisht ndaj Interit, shkëlqejnë Asllani dhe Kumbulla

Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla më të vlerësuarit në ndeshjen mes Sassuolos dhe Interit, e fituar 1-0 nga skuadra...

Eurodeputeti gjerman rrihet brutalisht teksa vendoste postera elektoralë në Dresden

Një sulmi rëndë ka ndodhur mbrëmë teksa deputeti gjerman Matthias Ecke është plagosur rëndë nga disa sulmues të paidentifikuar teksa vendoste postera elektoralë në...

“Ilir Meta është i vërtetë apo bën lojë?”/ Përgjigjia epike e kryedemokratit Lulzim Basha

I ftuar në podkastin “Inside Albania” me gazetaren Alice Taylor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u pyet për sjelljen e Ilir Metes, për...

“Autorët qëlluan 3 herë nga makina”/ Vritet në një atentat mafioz 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin grek, ku një 41-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati në Selanik. Autorët e atentatit,...

Rusia fut presidentin Zelensky në listën e personave në kërkim, reagon Ukraina

Rusia ka hapur një çështje penale kundër Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka futur atë në listën e persona në kërkim, njoftoi të...

Lajme të tjera

Web TV