Publikohen shifrat, vendi me më shumë popullsi nuk është më Kina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fondi i OKB-së për Popullsinë (UNFPA) njoftoi se India me popullsinë e saj që ka arritur në 1.441 miliardë është “vendi ku jetojnë më së shumti njerëz në botë”.

UNFPA publikoi Raportin e Statusit të Popullsisë Botërore 2024 me titullin: “Jetët e ndërthurura, fijet e shpresës: Shëndeti seksual dhe riprodhues dhe përfundimi i pabarazive të lidhura me to”.

Në raportin e këtij viti tërhiqet vëmendja se pabarazitë në shëndetin seksual dhe riprodhues janë në rritje në mbarë botën.

Raporti thekson se gratë në Afrikë kanë 130 herë më shumë gjasa të vdesin për shkak të komplikimeve nga shtatzënia dhe lindja sesa gratë në Evropë ose Amerikën e Veriut dhe se numri i vdekjeve të nënave gjatë shtatzënisë është deri në 500 në vendet që përjetojnë krizë humanitare ose konflikt.

Popullsia e botës ka arritur në 8.119 miliardë ndërsa popullsia e Indisë është 1.441 miliardë, thekson raporti.

Më tej vihet në dukje se renditja e Indisë në vend të parë duke kaluar Kinën me 1.425 miliardë banorë, ka rol përmirësimi i situatës socio-ekonomike dhe ulja e vdekjeve të nënave./    S,M

Të fundit

FOTO/ Kush është nëna me 3 fëmijët e zhdukur, njëri u gjet i mbytur në lumin Buna

Kjo eshte fotoja e nënës Alma Arrazi, e cila bashkë me 3 fëmijët e mitur rezulton e zhdukur në Shkodër. Njëri...

Pashkët ortodokse/ Ja fluksi i hyrje-daljeve në pikat kufitare, Kapshticës dhe Qafë-Thanë

Teksa këto ditë besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët, në pikën kufitare të Kapshticës është regjistruar fluks hyrje-daljesh. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se gjatë...

Veliaj uron Sadiq Khan për fitoren e mandatit të tretë si kryetar i Londrës

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka uruar Sadiq Khan për fitoren e mandantit të e tretë si kryetar i Londrës. “Fitoi shpresa mbi frikën”, shkruan...

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t’i bënte: E urreja të punoja aty

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje super sukses! Aktori hollivudian...

Analiza/ A është Telegrami spiun në xhepin e çdo ukrainasi?

Kurdo që Rusia shkrep raketa dhe dronë në drejtim të qyteteve ukrainase, telefonat mobilë lëshojnë dridhje dhe pastaj bie alarmi i pakëndshëm për paralajmërimin...

Lajme të tjera

Web TV