Si ndikon të ngrënit shpejt në procesin e dobësimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të ngrënit shpejt duket se është bërë një zakon i përditshëm për shkak të ritmit frenetik, punës dhe angazhimeve që të gjithë ne kemi, por pak janë të vetëdijshëm për pasojat negative të këtij zakoni. Në fakt, gëlltitja e shpejtë në çdo vakt mund të çojë në një sërë pasojash negative që shkojnë përtej thjesht ngopjes.

Ekspertët thonë se duhet të bëni të kundërtën, pra të hani ngadalë sepse kjo ju bën të humbisni peshë. Duket se procesi i të ngrënit të shpejtë çon në konsumimin e një sasie më të madhe ushqimi, krejt ndryshe nga ajo që mund të hani nëse përtypeni ngadalë.

Kur hani shpejt, trupi juaj ka më pak kohë për të dërguar sinjale ngopjeje në tru, gjë që mund të çojë në konsumim të tepërt dhe të panevojshëm të ushqimit. Konfirmimi vjen nga kërkimet shkencore, të cilat kanë treguar se 60% e atyre që hanë shpejt, hanë më shumë.

Për më tepër, ngrënia e shpejtë mund të çojë në më pak ndërgjegjësim për ushqimin që po konsumoni, sidomos kur hani gjëra me shumë kalori, yndyrë apo sheqer. Studime të ndryshme kanë treguar një lidhjes mes ngrënies së shpejtë dhe rritjes së rrezikut të obezitetit. Ushqimi i shpejtë mund të ndërhyjë në procesin normal të rregullimit të oreksit, duke çuar në rritjen e sasive të kalorive.

Përveç obezitetit, të ngrënit shpejt mund të shkaktojë një sërë problemesh të tjera shëndetësore. Një nga këto është rreziku i zhvillimit të çrregullimeve të tretjes dhe refluksit. Gëlltitja dukshëm ndikon negativisht në procesin e përthithjes së lëndëve ushqyese, pasi ushqimi mund të mos përtypet dhe shpërbëhet në mënyrën e duhur./E.Ç

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV