A pastrohen më pak para? Numri i procedimeve penale prek nivelin më të ulët në pesë vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i procedimeve penale të prokurorisë për veprën penale të pastrimit të parave pësoi rënie vitin e kaluar.

Sipas raportit vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm, për vitin e kaluar numrii i procedimeve të regjistruara për vepra penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale pësoi rënie me 35%, duke zbritur në 158, nga 244 të regjistruara një vit më parë.

Koeficienti i kriminalitetit për 100 000 banorë për këtë grup veprash në vitin 2023 zbriti në 5,72, ndërsa në vitin 2022 ka qenë 8,73. Gjithashtu, në krahasim me vitin 2022 pati ulje të procedimeve të dërguara në gjykatë nga 27 në 14. Rënie pësoi edhe numri i të pandehurve të regjistruar, nga 40 në 15, numri i të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë (nga 43 në 27) dhe numri i të pandehurve të dënuar nga gjykata (nga 31 në 22).

Sipas shpërndarjes gjeografike, qarqet me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara për veprat penale të pastrimit të parave janë Tirana, me 25% të totalit, e ndjekur nga Vlora, me 20%, Lezha, me 11% dhe Fieri, me 10%.

Veprat penale të përfshira në këtë grup në masën dërrmuese dominohen nga vepra penale e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Numri i procedimeve për këtë vepër penale gjatë vitit të kaluar arriti nivelin më të ulët në pesë vitet e fundit.

Shifrat që raporton Prokuroria për procedimet penale nuk i përgjigjen perceptimit se pastrimi i parave nga aktivitete të jashtëligjshme vazhdon të jetë një fenomen shumë i përhapur në ekonominë shqiptare.

Lexo edhe :  "Flakë në Det"/ Kush janë të arrestuarit për trafikun e drogës me urdhër të SPAK (Emrat)

Ndërkohë që kërkesat për justifikimin e burimit të parave që hyjnë në sektorin bankar janë bërë gjithnjë e më të forta, është sidomos sektori i pasurive të paluajtshme vlerësohet se thith investime të mëdha që kanë burim të dyshimtë.

Vlerësohet se këto fonde kanë mbështetur në një masë të konsiderueshme ciklin e ri të zhvillimit të këtij sektori, në vitet pas pandemisë.

Megjithatë, numri i procedimeve penale të prokurorisë pësoi rënie për të dytin vit radhazi vitin e kaluar, fakt që vë në dyshim angazhimin e zinxhirit të institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër pastrimit të parave.

Në tetor të vitit të kaluar, Shqipëria doli nga statusi i monitorimit të shtuar i Task Forcës për Veprimin Financiar (FATF) ose e ashtuquajtura “lista gri” e pastrimit të parave.

Përveç efektit pozitiv reputacional, dalja nga lista gri ndikon pozitivisht kryerjen e transaksioneve në sistemin financiar, sidomos të atyre ndërkombëtare. / Monitor/    S.M

Të fundit

“Ilir Meta është i vërtetë apo bën lojë?”/ Përgjigjia epike e kryedemokratit Lulzim Basha

I ftuar në podkastin “Inside Albania” me gazetaren Alice Taylor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u pyet për...

“Autorët qëlluan 3 herë nga makina”/ Vritet në një atentat mafioz 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin grek, ku një 41-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati në Selanik. Autorët e atentatit,...

Rusia fut presidentin Zelensky në listën e personave në kërkim, reagon Ukraina

Rusia ka hapur një çështje penale kundër Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka futur atë në listën e persona në kërkim, njoftoi të...

Pashkët/ Nikolla uron besimtarët ortodoksë: Krishti u ringjall për të gjithë ne

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. Përmes një postimi në “Facebook”, Nikolla shprehet se rrugëtimi i Krishtit është...

Tre monumente të Skënderbeut, iu shtuan komunave arbëreshe në Kalabri

Tre monumente të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri; San Sofia, San Basile dhe Zangarona. Pothuajse në çdo qendër...

Lajme të tjera

Web TV