Basha kërkon kontributin e qytetarëve/ Të ndërtojmë së bashku një alternativë të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD Lulzim Basha kërkon mendimin e qytetarëve për programin dhe ekipin e kandidatëve për deputet. Përmes nje video, Basha rendit të korruptuarit dhe të inkriminuarit e qeverisjes se Edi Ramës, ata që janë dënuar, janë arrestuar dhe janë nën hetim.

Në mesazhin e tij zoti Basha thekson se çdo shqiptar e di që kjo qeveri është e korruptuar, shqiptarët duan dhe presin një alternativë të re.

Në postimin që shoqëron videon Basha shkruan:

 

 

“Përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar, që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht, ku pagat janë më të ulëtat në rajon e çmimet më të lartat, na duhet një alternativë e re. Një program që siguron mirëqenie dhe ekip i besueshëm për ta realizuar atë.

Për këtë na duhet ndihma dhe kontributi juaj.

Na jepni mendimet për programin elektoral dhe propozime se kë doni të keni kandidat për deputet”

Kryetari i PD ka bashkëngjitur edhe adresën e -mail: unebesoj@pd.al. dhe numrin e  whatsApp. 00355 69 7039465 ku qytetarët mund të kontribuojnë me propozimet e tyre për programin dhe kandidatët./E.T

Të fundit

Tre monumente të Skënderbeut, iu shtuan komunave arbëreshe në Kalabri

Tre monumente të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri; San Sofia, San Basile...

Girona i jep “shuplakën” e radhës Barçës, Real Madrid shpallet kampion për herë të 36-të

Reali i Madridit matematikisht kampion i La Ligas (për herë të 36-të në histori) katër javë para fundit të kampionatit. “Dhurata” për “Los Blancos”...

Manchester City shkatërron Wolvesin dhe marshon drejt titullit, “poker” i Haaland

Vjen edhe fitorja e gjashtë radhazi në kampionat për Manchester Cityn. Skuadra e Pep Guardiolës mposhti 5-1 Wolvesin, sfidë ku Erling Haaland shkëlqeu me...

Nesër Pashka ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza!

Besimtarët ortodoksë festojnë nesër Pashkët. Ngjallja e Krishtit kulmon këtë vit në mesnatën mes 4 dhe 5 majit për besimtarët ortodoksë që gjenden në...

Përgatitjet për mbërritjen e sondës “Starliner” në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor po përgatiten për mbërritjen e ardhshme sondës së parë hapësinore me njerëz në bord të kompanisë Boeing. Anëtarët...

Lajme të tjera

Web TV